Rusia vë në pikëpyetje vlefshmërinë e hulumtimit të OKB-së rreth gazit sarin

Rusia është ankuar se një hulumtim i Kombeve të Bashkuara ka dështuar që të hulumtojë gazin sarin, i cili thuhet të jetë përdorur në një sulm ndaj civilëve në Siri.

Ekipi i OKB-së, në punimet e tyre së bashku me Organizatën për ndalimin e armëve kimike, nën presionin e Rusisë u pajtuan që të vizitojnë aeroportin Shayrat, përpara se të publikonin raportin e tyre mbi sulmin në qytetin sirian, Khan Sheikhun.

Zyrtari i ministrisë së Jashtme ruse, Mikhail Ulyanov, tha në një konferencë se hetuesit e OKB-së kishin vizituar aeroportin, kanë biseduar me personelin ushtarak “por nuk morën mostrat”.

“Një hetim është thjeshtë i pabesueshëm, pa marrjen e mostrave”, tha Ulyanov duke e quajtur këtë situatë skandaloze.

Rusia dhe Siria kanë hedhur fajin për sulmin me gaz në Khan Sheikhun mbi rebelën sirianë dhe këmbëngulin se është kryer nga forvat ajërore të qeverisë siriane.

Shkruar Nga
More from Revista User

Madridi paralajmëron për pasojat ekonomike pas krizës katalonase

Qeveria spanjolle paralajmëroi sërish sot për pasojat ekonomike të krizës në Kataloni,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.