Russell Crowe ndryshon pamje…. për një projekt të ri?

 

Russell Crowe, i njohur për rolin e tij në filmin ‘Gladiatori’, por jo vetëm.

Unik dhe i mrekullueshëm në interpretimet e tij, së shpejti vjen me një projekt të ri.

Crowe prej disa kohësh nuk ka marrë pjesë në projekte të reja të kinematografisë, por ndoshta tani ka ardhur momenti.

Pak ditë më parë, ai është parë me familjen e tij në Sidney, 53- vjeçari ka mahnitur fansat me pamjen ndryshe, i veshur sportiv, me mjekër dhe disa kile më shumë, Crowe dukej si tjetër person.

Ai ndoshta ka paralajmëruar fansat e tij se po vjen me projekt të ri.

Para pak kohësh ai ka nxjerr në ankand disa sende të tij me vlerë, ku përfshihej edhe parzmorja dhe shpata, të cilat i ka përdorur në xhirimet e filmit ‘Gladiatori’.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Policia zbarkon në ‘Santa Quaranta’: Fati i trishtë i një resorti

  Kur u hap për herë të parë, resorti ‘Santa Quaranta’ dukej...
Read More