Ryshfeti 50 mijë euro/ Prokuroria kërkon 4 vjet burg për ish-gjyqtaren

majlinda-andrea

Prokuroria kërkon dënimin me 4 vjet burg për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, akuzuar për korrupsion në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.
Kërkesa u bë e njohur sot, kur organi i akuzës lexoi pretencën për gjyqtaren Andrea dhe bashkëshortin e saj, Odhise Andrea.

Sipas pretencës, prokuroria kërkoi 4 vjet burg për gjyqtaren, plus heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vjet. Për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, prokuroria kërkoi dënimin me 5 vjet burg plus heqjen e së drejtës për ushtrim të detyrave publike për 5 vjet.

Për të akuzuarit e tjerë në këtë proces, prokuroria kërkoi 4 vjet burg për shtetasin Petraq Dashi, 2 për Ilia Çabirin dhe 1 vit burg për Eleni Lino.

U kërkua dhe konfiskimi i pasurisë prej 50.000 euro, shumë e pretenduar e marrë si ryshfet. Pas pretencës, Gjykata ka caktuar seancën e radhës në 23 maj në orën 12:00

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja çfarë thotë studimi për ata që janë gjithmonë me vonesë

Shkenca u del në mbrojtje personave që vonohen duke argumentuar se ata...
Read More