Sa gjatë duhet të flenë fëmijët në dhomë me prindërit?

Pyetja që mundon më shumë prinderit është se sa gjatë duhet të qëndrojnë bebet në dhomë me ta? Disa nga prindërit vendosin t’i mbajnë fëmijët për më shumë se 12 muaj, disa të tjerë, vendosin për kohën minimale që është 4 muaj!

Për herë të pare, një institucion mjeko-shkencor siç është Akademia Amerikane e Pediatrisë, jep përgjigje të bazuar mbi studime zyrëtare; foshnjat duhet të flenë në të njëjtën dhomë me prindërit e tyre deri sa fëmija të shkojë 1 vjeç. Ky është një nga treguesit që tashmë përfshihet në udhëzimet mjekësore për gjumin e fëmijës.

Këto udhëzime janë shqyrtuar dhe autorët shpjegojnë se indikacionet janë të lidhura, në mënyrë të veçantë, me parandalimin e vdekjes së foshnjave, pra vlejnë vetëm për muajt e parë të jetës së fëmijës.

Kur themi në të njëjtën dhomë, nuk do të thotë që t’i mbani në të njëjtin shtrat! Prania e fëmijës në dhomë e bën më të lehtë ushyerjen dhe kontrollin gjatë natës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tetë mënyra për ta bërë seksin e mëngjesit një eksperiencë të paharrueshme

Seksi i mëngjesit është një mënyrë e shëndetshme jo vetëm për të...
Read More