Sa i pëlqejmë dhuratat që na bëjnë për fundvit?!

Në fundvit, duke nisur që nga dita e sotme, është tendenca që njerëzit të blejnë dhurata për të afërmit e tyre. Por jo gjithmonë ua dimë shijet dhe gustot dhe mund të gabojmë në përzgjedhje.

Pothuajse të gjithëve, na ka ndodhur që mos të na pëlqejnë një apo disa nga dhuratat e të tjerëve. Sipas Daily Mirror, në Britani është hapur Departamenti i Dhuratave të Papëlqyeshme (DOUGH), i cili ka realizuar një studim për të zbuluar sekretet e njerëzve përsa i përket dhuratave për Krishtlindje.

Departamenti në fjalë ka zbuluar se 36% e njerëzve janë fajtorë për dhënien e një dhuratë dikujt tjetër në një datë të mëvonshme. Dhe çuditërisht, gratë (41%) kanë shumë më shumë gjasa për ta bërë këtë sesa meshkujt (30%).

Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në “Santa sekrete” sesa meshkujt, ku 76% e kanë bërë këtë, krahasuar me 56% të meshkujve. Kur vjen puna për të shprehur emocionet tona kur hapim dhuratat rreth pemës, burrat kanë shumë më pak gjasa të duken të kënaqur me një dhuratë zhgënjyese. Vetëm 53% e tyre kanë “falsifikuar një buzëqeshje”, krahasuar me 77% të grave.

Megjithatë, 93% ju thonë se është e rëndësishme që personi për të cilin jeni duke blerë një dhuratë të vërtetë e pëlqen atë. Një tjetër problem është të blesh një dhuratë për partnerin, veçanërisht kur e blen mashkulli për femrën dhe e ka pak të vështirë dhe të sikletshme që të zgjedhë të duhurën. Prandaj mjaftohet me diçka klishe, me idenë se çdo femër do ta pëlqente.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këngëtarja e njohur e rrokut gjendet e vdekur në një hotel…

Këngëtarja Dolores O’Riordan ka vdekur në mënyrë të papritur në një hotel...
Read More