Sa iu kushton qytetarëve bllokimi i sheshit ‘Skënderbej’


Nga Ing. Xhevair Ngjeqari – 
Bllokimi i sheshit “Skënderbej” iu kushton shqiptarëve:

V = 525 250 €uro/vit…. Sepse 10.000 mjete udhëtojnë më tepër:

  1. L= 5000 km/ditë ose 1,8 milionë km/ vit.
  2. Konsumojnë V=90 tonë  karburant/vit.                                   
  3. Drejtuesit humbasin  T=12 450 ditë pune/vit.  
  4. Prodhohet V= 234 ton CO2.

Bulevardi kryesor formon kolonën vertebrore të zhvillimit urban, administrativ, social e kulturor të kryeqytetit. Zgjatimi në drejtim të Paskuqanit nënkupton se perspektiva e zhvillimit Tiranës, do të vazhdojë të mbështetet në gjurmën e trasesë rrugore. Bulevardi shërben si korridor qarkullimi i brendshëm por dhe si distributor për të gjitha lidhjet rrugore të Tiranës me gjithë vendin. Simboli kryesor i bulevardit është sheshi “Skënderbej”. Me rikostruksionin e sheshit është ndërprerë qarkullimi mjeteve. Të cilat për të trasversuar bulevardin përshkonin në shesh, një gjatësi max. L=350 ml. Bllokimi i sheshit detyron mjetet të përshkojnë dy unaza rrugore të sajuara, më të gjata dhe më të ngushta. Për të konceptuar lëvizjen e re të mjeteve jepet në vijim planimetria e sheshit “Skënderbej”.

Mjetet që vijnë nga bulevardi i gjerë (universiteti) dhe rruga “Myslym Shyri”, pranë Min. së Transportit, detyrohen të hyjnë rrugën e ngushtë të Torre Drinit ose në rrugën “Abdi Toptani”, kalojnë në Rr. e Barrikadave ose para Nëntë katësheve dhe kthehen në rrugën “Urani Pano” ose pas 15-katëshit, për të dalë përsëri në drejtim të Bulevardit Zogu i Parë ose ish-Vefa.. Rruga e re që përshkojnë mjetet ka gjatësinë L=1000 ml . Ajo jepet me ngjyrë të kuqe.

Ndërsa mjetet që vijnë nga bulevardi “Zogu i Parë” dhe nga Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës, nga bllokimi i sheshit, detyrohen të kalojnë në rr. Ded. Gjon Luli, ose në anën jugore të Bankës, kalojnë në rrugën e ngushtë para selisë Socialiste, për të dalë në drejtim të bulevardit ose universitetit, duke përshkuar gjatësinë L=700 ml. Gjurma e rrugës jepet me ngjyrë të verdhë. Në të dyja unazat e detyruara, mjetet përshkojnë gjatësinë mesatare L =1700/2= 850 ml ose rreth 2,42 herë më tepër se gjatësia kur kalonin përmes sheshit. Në se do të ishte ndërtuar një nënkalim nën sheshin “Skënderbej”, mjetet do të përshkonin jo më shumë se L=350 ml.

Duke bërë diferencën, mjetet për të kaluar nga njëra anë e sheshit “Skënderbej” në tjetrën, përshkojnë min. L=500 ml më tepër. Sasia e mjeteve që kërkojnë të tranzitojnë sheshin e bllokuar “Skënderbej” arrin mbi n=25 000 mjete ditë. Por në llogaritjen e kostos vjetore janë marrë vetëm n=10000 mjete.. Të cilat vetëm në një ditë udhëtojnë L=5000 km më tepër, ndërsa në vit arrijnë shumën ∑ =1,8 milionë km.

Është treguesi i gjatësisë që prodhon koston dhe kohëzgjatjen e qarkullimit që paguajnë shqiptarët. Duke llogaritur V=5 litra karburant për 100 km rrugë dhe T=5 minuta vonesë për çdo kalim, kostoja ekonomike e udhëtimit shtesë, në kufijtë minimal arrin:

  1. Nga karburantit V = 90 ton x 1,2€/litri , kostoja vjetore arrin     V = 108 000   €uro
  2. Nga amortizimi dhe taksat llog. 500 € për 10000 km                 V = 90 000     €uro
  3. Nga ditët e punës të humbura, kostoja vjetore arrin                  V = 205 000   €uro
  4. Nga rendimenti për ditët e humbura 5 €uro/dita                       V = 62 250     €uro
  5. Nga prodhimi CO2 (119 gr/ km ) v=214 €uro /ton                     V = 50 000     €uro
  6. Kostot e pallogaritura (nga stresi ) ………                                         = ???
  7. Shuma min  V = 525 250 €uro                                             

PERSPEKTIVA E SHESHIT “SKËNDERBEJ”

Sheshi “Skënderbej” për pozicionin gjeourban dhe drejtimet e zhvillimeve, do të mbetet epiqendra e qarkullimit të brendshëm dhe të jashtëm të Tiranës. Që në konceptin e infrastrukturës, ka një vlerë të pakrahasuar sipërfaqësore, nëntokësore, ajrore. Kjo nënkupton se nën sheshin “Skënderbej”do të ndërtohet kompleksi i stacionit nëntokësor qendror, i linjave rrugore, hekurudhore, të qarkullimit të Tiranës dhe lidhjeve të saj me gjithë Shqipërinë dhe më tej. Metropoli i infrastrukturës nëntokësore sipas një varianti duhet të ketë vetëm në një kat, sip . S= ±2,5 ha ose 25000 m2 me dimensione rreth (200 x125) m dhe thellësi H=±50 m dhe me disa kate shërbimi. Natyrisht që ky objekt i detyruar, nuk mund të realizohet brenda disa mandateve, por hartimi i projektit vetëm për infrastrukturën nëntokësore të Tiranës është emergjent. Sepse qarkullimi i mjeteve në rrugët kryesore të Tiranës është intensiv, ndotës dhe i kushtueshëm. Nevoja e transportit me autobus elektrik është treguesi i ndotjes dhe vështirësive të qarkullimit. Në një nga nivelet e qarkullimit nëntokësor mund të realizohen nënkalimet rrugore, të bllokuara nga rikonstruksioni i sheshit “Skënderbej”, ose sheshit Gungaç. Në planimetri simboli i nënkalimit jepet me gjurmë të verdhë, të ndërprerë nga vija rrethore të zeza. Kostoja e ndërtimit të kompleksit të stacionit të metrove nën sheshin “Skënderbej”, si strukturë, ka një kosto rreth V = 200 milionë €uro, ndërtohet me faza, ndërtohet plotësisht me financime private, duke ndërtuar fillimisht seksionet e galerive të nënkalimeve rrugore.

CILA DO TË JETË JETËGJATËSIA E SHESHIT GUNGAÇ

Sheshi “Skënderbej” i rikonstruktuar, ose sheshi Gungaç, nuk do të ketë jetë të gjatë. Ai ka ndërprerë qarkullimin, ka prishur vizionin e ansamblit e të godinave të ministrive, bankës, muzeut dhe ka deformuar nivelin e platformës se sheshit. Nuk ka asnjë funksion përveç kënaqësisë të udhëtimit në këmbë, stolave me funksion sezonal, Pranverë, Vjeshtë dhe surreales së ndërtimit të një Gunge. E cila nga ana e bankës, apo Rrugës e Kavajës dhe Rruga e Durrësit evidenton plane të pjerrëta, të shëmtuara, pa asnjë identitet urban. Edhe në trupin e njeriut gungat hiqen, nuk shtohen duke iu referuar nevojave perspektive të zhvillimit. Në Tiranë brenda 20 viteve të ardhshme do ndërhyhet për transformimin ose prishjen e sheshit, së bashku me gërdallën e dalë boje të Teatrit të Operës. Ndërsa projekti i stacionit të metrove duhet të hartohet brenda viteve 2020. Ndërsa ndërtimi i galerive për kalimin nëntokësor të sheshit “Skënderbej”, pa prishur perspektivën e terminaleve nëntokësore, duhet të fillojë brenda këtij pesëvjeçari. Ndërtimi i një sheshi asimetrik, një solete-gungë dhe një parkimi nëntokësor nuk justifikon ndërtimin e nxituar të rikonstruksionit të sheshit “Skënderbej” ose të Sheshit me Gunga, ose Gungaçit.

DY INFORMACIONE PËR LALI ERIN

Ndërhyrjet cilësore dhe funksionale në infrastrukturën horizontale dhe vertikale rrugore e sociale të Tiranës, së bashku me Axhit Propin e televizionit të përditshëm, mund të zgjasin jetëgjatësinë e mandateve të kryebashkiakut, por nuk i japin statusin e Hirushes Reformatore. Janë dy objekte jetike dhe mjedisore të detyruara dhe të trashëguara, që ndikojnë direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe perspektivën e Tiranës. Ato janë reformimi dhe vitalizimi i kanalit të ujërave të zeza të Lanës, për të cilin ka dhe variante teknike zgjidhjeje dhe ndërtimi i stacioneve të Metrove e terminaleve nën sheshin Gungaç “Skënderbej”. Për të cilin ne ofrojmë një zgjidhje teknike dhe ekonomike. Të dyja Mega projektet, së bashku me pesë segmente autostradale, Korridorin Turistik Bregdetar dhe një grup portesh, ndërtohen me faza, me koncesione të pastra, private, tip BOT, pa kushte rënduese ekonomike, të natyrës së sipërmarrjeve, me borxhin e zgjatur tip PPP, që nënkupton se ndërtimi i objekteve të sipërme nuk kanë nevojë për financimet e buxhetit të varfër vendor. Të dyja këto struktura kërkojnë kulturë, vizion dhe vendosmëri. Koncepti, projektet dhe fazat e para të ndërtimeve, tejkalojnë jetëgjatësinë e një formacioni partiak ose organizimi shtetëror.

Ekonomia dhe projektet madhore konsiderojnë organizimin shtetëror si një konvejer permanent, që punon për vazhdimin e reformimin e programeve paraardhësve. Aksiomat e mburrjes dhe vetësigurisë se po ndërtojmë, sa të thahet pështyma e Mandatit, atë që s’kanë bërë paraardhësit, nuk formojnë modele progresi. Objektet e vitalizimit të kolektorit të ujërave të zeza të Lanës dhe gjiganti i stacionit të Metrove janë vepra multifunksionale, urbane, arkitektonike e kombëtare dhe kërkojnë miratime e mbështetje unike.

Drejtuesit e bashkive dhe shtetit që parashikojnë dhe fillojnë realizimin e tyre, nuk do mbesin thjesht emra të shkruar në almanakun e historisë, por së bashku me monumentet respektive do të përjetësohen si reformatorë të zhvillimit të vendit. Kjo është e vlefshme për drejtuesin e bashkisë edhe drejtuesin e shtetit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Adela Danaj, Presidente e re e ALUMNI-UET

Pasi ka studiuar në Universitetin Europian të Tiranës ciklin Bachelor në programin...
Read More