Sa ka rëndësi pamja e jashtme?

women

Ndoshta nuk e keni ditur, por femrat me pamje mesatare por me paraqitje të miqësore marrin nota më të mëdha sesa bukuroshet me vija perfekte të fytyrës.

Është e qartë se bukuria është e rëndësishme, për këtë janë të vetëdishme edhe femrat edhe meshkujt që janë atraktiv e që përballen çdo ditë në rrugë me shikimet e njerëzve. Por përsëri shijet janë të ndryshme.

Ajo që dikujt mund t’i duket e bukur, nuk është për dikë tjetër, e pamja assesi nuk është qelësi mbyllës apo faktori i gëzimit në dashuri.

Në një kërkim të psikologëve francezë, meshkujt kanë pasur detyrë që të notojnë tërheqjen e femrave përmes fotografisë. Interesante është që edhe pse kanë qenë njëzëri se cila femër e ka fytyrën më të bukur, gjoksin apo këmbët, si tërheqëse i kanë notuar femrat tjera, derisa të bukurat kanë kaluar me notë mesatare. Ekspertët me këtë kanë ardhur në përfundim që bukuroshet nuk do të thotë që gjithmonë të jenë tërheqëse vetëm për shkak se mashkujt e dinë që janë të bukura.

Në një kërkim në SHBA meshkujt kanë pasur të njëjtin mendim si ata në Francë, me atë që femrat më tërheqëse janë notuar ato që kanë buzëqeshje dhe paraqitje miqësore, e sidomos shikimin e veçantë.

Kështu femrat me pamje mesatare por me buzëqeshje miqësore kanë marrë nota më të mëdha sesa ato që kanë vija perfekte të fytyrës, të cilat shpesh janë cilësuar si të ftohta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Blero Muharremi humb një person të afërm

Rrjetet sociale janë ato të cilat shpesh tregojnë si për lajme të...
Read More