Sa pemë keni mbjellë? 28 pyetjet e PS për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë në 2019

Një vit nga zgjedhjet lokale të 2019, PS ka ndezur motorët për zgjedhjet duke filluar nga kandidatët me të cilët do të prezantohet. Një pjesë e kryebashkiakëve pritet që të rikandidojnë, por më parë duhet ti përgjigjen një formulari nga qendra që analizon punën në drejtimin e tyre. Mes 28 pyetjeve, nga taksat, tatimet, vendet e reja të punës dhe investimet është edhe një për numrin e pemëve që kanë mbjellë bashkitë për vitin 2016-17.

PS ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e performancës së kryetarëve të saj në bashki. Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Në nisje të Asamblesë së PS, u bë e ditur se pyetësorëve ju janë përgjigjur vetëm 26 kryetarë, ndërsa 7 jo. Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.

Pyetësor, performanca vendore
1. Numri i punonjësve të bashkisë për 1 mijë banorë?
2. Sa % e shpenzimeve të bashkisë shkojnë për paga dhe sigurime nga 2014-18?
3. Numri i punonjësve të ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime për publikun (përfshirë para reformës për vitet 2014-18)?
4. Ecuria e mbledhjes së të ardhurave për vitit 2014-18. Në funksion të kësaj ecuria e të ardhurave nga taksat për banorë?
5. Veçmas ecuria e taksës mbi pronën?
6. Veçmas ecuria e taksës mbi tokën bujqësore?
7. Ecuria e taksës për shtrat të njësive akomoduese?
8. Ecuria e investimeve me të ardhurat e veta në vitet 2014-17 në funksion të kësaj, sa % e të ardhurave të veta të bashkisë kanë shkuar për shpenzime. Pa këtu, ecuria e investimeve për banorë për vitet 2014-17?
9. Sa janë shpenzimet me fondet e veta në investimet në shkolla 2014-17?
10. Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investimet për rrugët rurale 2014-17?
11. Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investimet për ujësjellës 2014-17?
12. Ecuria e shpenzimeve për kulturën 2014-17?
13. Ecuria e shpenzimeve për sportin 2014-17?
14. Cila është tarifa e pastrimit sipas kategorive 2014-17?
15. Cila është tarifa e gjelbërimit 2014-17?
16. Cila është tarifa e ndriçimit 2014-17?
17. Ecuria e orëve të furnizimit me ujë 2014-17?
18. Ecuria e numrit të fëmijëve në çerdhet publike në 2014-17?
19. Ecuria e numrit të fëmijëve në kopshtet publike në 2014-17?
20. Sa metra katrorë leje ndërtimi për ndërtime të reja janë dhënë për 2014-17?
21. Sa metra katrorë leje ndërtimi për rikonstruksion 2014-17?
22. Sa metra linearë kanale vaditëse janë pastruar 2016-17?
23. Sa metra linearë kanale kulluese janë pastruar 2016-17?
24. Sa detyrime të prapambetura ka bashkia në 31 dhjetor 2015, 2016 dhe 2017?
25. Sa pemë janë mbjellë në vitet 2016-17?
26. Sa është sip. me tokë bujqësore e mbjellë në vitin 2016 dhe sa është në 2017?
27. Sa persona punojnë në drejtorinë e bujqësisë së bashkisë?
28. Sa metra katrorë tregje të reja janë hapur në 2016 dhe 2017?

Shkruar Nga
More from Revista User

Parlamenti filipinez zgjat gjendjen e jashtëzakonshme: Frikë nga ISIS

Parlamenti i Filipineve ka venmdosur që ta zgjas gjendjen e jashtëzakonshme në...
Read More