Sa seriozisht e marrim shkollën? Shihni çfarë ndodhi në Gjermani

Policia gjermane, gjatë kontrolleve rutinë në një aeroport në jug të vendit, zbuloi disa fëmijë në moshë shkolle që po udhëtonin para kohës së pushimeve.

Pushimet e parakohshme nuk duken asgjë e çuditshme, por në Gjermani ligji i detyron prindërit që t’i çojnë fëmijët në shkollë, ndërsa arsimimi në shtëpi është i ndaluar. Mediat gjermane shkruajnë se policia ndaloi menjëherë 10 familjet me të cilët fëmijët udhëtonin dhe i mori ata në pyetje.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e Memmingenit dhe duket se prindërit po përpiqeshin të shmangnin kulmin e sezonit të pushimeve, kur këto të fundit kushtojnë edhe më shumë. Pas zbulimit të detajeve, policia gjermane i lejoi familjet që të vazhdonin udhëtimin, por jo pa i dërguar një raportim të detajuar autoriteteve arsimore në Bavari.

Policia e aeroportit tha se familjet i kishin prenotuar pushimet dhe se do të ishte e paarsyeshme t’i kthenin mbrapsht, pavarësisht gabimit që kishin bërë.

Sidoqoftë, familjet do të japin sqarime për mungesën e pajustifikuar të fëmijëve të tyre në shkollë tek autoritetet arsimore kur të kthehen nga pushimet dhe nëse sqarimi nuk është i kënaqshëm, gjoba arrin deri në 1 000 euro.

Shkolla është diçka që trajtohet shumë seriozisht nga autoritetet në Gjermani dhe vitin e shkuar pati mbi 5600 raste prindërish të gjobitur për mungesa të paarsyeshme të fëmijëve të tyre në shkollë, që gjeneruan mbi 618 000 euro për autoritetet lokale.

TCH

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dybala dhe Higuain pranë largimit?!

  Për yjet e një ekipi kampion asnjëherë nuk mungojnë si zërat,...
Read More