Sada Peca, një fashion-blogger e magjepsur nga abstraktja

E ftuar këtë të enjte në emisionin “Pop Culture” ka qenë Sada Peca, një studente e Akademisë së Arteve që po ngjit me shpejtësi shkallët e stilimit.

Sada Peca 1

Picture 1 of 10

Ajo është një fashion-blogger dhe gjatë emisionit ka rrëfyer se stili i saj i preferuar është abstraktja.

“Sepse edhe jeta ime është abstrakte”, është shprehur Sada, e cila veshjet që mbajnë firmën e saj ua rekomandon vajzave guximtare.

Sada ka atelienë e saj dhe për momentin duket se gjërat për të po ecin mirë. “Nuk jam futur ende plotësisht brenda kësaj fushe, sepse jam akoma në fillim, por gjërat po shkojnë mirë”, ka thënë ajo.

Figura e preferuar e saj nga radhët e showbiz-it shqiptar është këngëtarja Elvana Gjata për një arsye. “Sepse veshjet e saj janë shumë të bukura dhe pak abstrakte në vetëvete”, është shprehur Sada.

Ajo ka edhe një këshillë për vajzat që duan të përfshihen në këtë zanat, që shkon mes artit dhe biznesit.

“Unë mendoj se asgjë nuk është e pamundur, thjesht kërkon kohë. Duhet ta gjesh atë kohë dhe atë që do duhet ta kërkosh nga vetja”, thotë bloggerja.

Aktualisht ajo është e përfshirë në një lidhje intime, por preferon t’i hedhë hapat me radhë. “Martesa është një plan shumë i largët. U fejova, kemi menduar që më vonë të bashkëjetojmë dhe aktualisht jemi mirë kështu”, shton Sada.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sherr për parkimin, 44 vjeçari plagos me thikë 3 punonjës të parkingjeve

Një 44-vjeçar ka plagosur me thikë 3 punonjës të kompanisë “TIS Park...
Read More