Saimir Tahiri ”thyen heshtjen”, reagon për…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u bë kohë që nuk flet por ai ka thyer heshtjen. Jo për dy çështjet që ai është përfolur kohët e fundit, në lidhje me dosjen “Habilaj” apo atë të Orest Sotës por për të uruat festat kombëtare. Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri uron ditën e pavarësisë.

Prej kohësh Tahiri nuk ka folur as për mediat, e as postime në rrjetet sociale. Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë thënë se dyshojnë që shuma prej 860 mijë eurosh e cila u gjet në makinën e biznesmenit Orest Sota, i përket ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria po e heton zotin Tahiri edhe pasi dyshon se ai ka patur lidhje me grupin e Habilajve, i përfshirë në trafikun e marijuanës drejt Italisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 8 prill 2017

Demi Jetës tuaj ne çift nuk do i mungojnë momentet interesante sot....
Read More