Salianji me aktorët e Portokallisë kapin ‘peshkun e madh’

 

Deputeti i PD Ervin Salianji ishte i ftuar në një emision ndryshe në Top Show bashkë me aktorët e Portokallisë në prag të nisjes së shfaqes së njohur ditën e dielë.

“Deri sot nuk ka asnjë peshk të madh të madh te arrestuar” ishte ironia e deputetit të PD i cili kishte sjellë një peshk në emision, dhuratë për aktorët e Portokallisë.

Përmes batutave dhe humorit, Salianji tha se “aktorët mendojnë se imitojnë politikën dhe politikanët, por në fakt politika imiton aktorët duke aktruar në menyrën më të shëmtuar”.

Sipas tij, në “oqeanin” parlamentar, peshkaqenët kanë mbrotje qeveritare.

Altin Basha, regjisor i Portokallisë tha se një aktori i duhen dy audicione për të kaluar provën për një personazh, ndërsa Salianji thumboi kolegët në politikë duke thënë se krejt ndryshe nga aktorët, “politikanët kanë një personazh dhe ndërrojnë shumë fytyra”.

Pas interesit të aktorëve për kapjen e peshqëve të mëdhenj, Salianji nxorri edhe “karremat” që kishte me vete.

Përtej humorit dhe batutave, deputeti i PD shprehu shqetësimin se sot, politika është kthyer vetëm simbolikë dhe më shumë e përçon mesazhin nëpërmjet simbolikës se sa nga debatit apo alternativat reale.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rekurset, 300 dosje nuk dërgohen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës shkarkon nga detyra kryesekretaren dhe një punonjëse...
Read More