Saltstraumen, njihuni me ngushticën me rrjedhën më të shpejtë të ujit në botë

Ngushtica Saltstraumen e Nordlandit, ndodhet 30 km në lindje të qytetit Bodø, në Norvegji, ndërsa njihet si vendi me rrjedhën më të shpejtë të ujit në botë. Çdo gjashtë orë, rreth 400 milionë metra kub të ujit të detit, rrjedhin nëpërmjet kësaj ngushtice të gjatë 3 kilometra dhe të gjerë 150 metra me shpejtësi prej 41 km në orë.
Në këtë rrymë të fuqishme të ujit të detit, formohen “maelstromët”, respektivsht vorbullat më të fuqishme të ujit në botë, me gjerësi deri në 10 metra dhe me thellësi deri në 5 metra.

Saltstraumen 1

Picture 1 of 9

Fjala maelstrom (malström/malstrøm) në gjuhët skandinave përshkruan dallgët e fuqishme që shfaqen brenda ujit. Këtë fjalë për herë të parë e ka përdorur, në vitin 1841, shkrimtari i famshëm Edgar Allan Poe, dhe që nga ajo kohë ajo përdoret në shumë gjuhë të botës.
Krahas faktit që ka rrjedhën më të shpejtë të ujit në botë dhe vorbullat, Saltstraumen njihet edhe si pikë e popullarizuar turistike për adhuruesit e peshkimit dhe të zhytjes.
Megjithatë, gjatë vizitës në këtë ngushticë, vizitorët duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të vorbullave, sepse ato mund të shfaqen edhe atëherë kur uji duket i qetë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sa vlen një statujë e Oscarit?!

Është një nga objektet më të njohura në borë dhe një nga...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.