Samiti i BE-së: Dashuria e re gjermano-franceze

Ka kohë që Europa nuk ka treguar kaq unitet. Merkel flet me optimizëm në samitin e BE-së në Bruksel, ndërsa Macron do të çojë përpara Europën. Madje ujdi arrihet edhe në politikën e mbrojtjes. Brexit del në rang të dytë.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk bëri fjalë për një “hap historik”, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron iu referua historisë në Bruksel. Vetëm kancelarja gjermane, e njohur për stilin e saj të përmbajtur, u mjaftua me shprehjen “një cilësi e re e bashkëpunimit”. Hopi përpara i BE-së u shënua në fushën e mbrojtjes, një hap që dikur bllokohej nga britanikët. “Ne punojmë me Gjermaninë dorë më dorë”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërsa Merkel lëvdoi “bashkëpunimin gjermano-francez që po shënon rezultate të mira”.

1

Picture 1 of 3

Në tre muajt e ardhshëm duhet të vuloset bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, dhe do të jetë sqaruar si do të bëhet financimi. Edhe Polonia tani kërkon të jetë pjesëmarrëse në fushën e mbrojtjes së përbashkët, me sa duket e pasigurtë nga presidenti Trump.

Çfarë është PESCO?

Formula e BE-së PESCO qëndron për “bashkëpunim të vazhdueshëm të përforcuar” dhe i mundëson vendeve anëtare që në fusha të caktuara të punojnë më ngushtë me njëra-tjetrën, pa pasur nevojë që të japin miratimin të tjerët. Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u bë poetik dhe e cilësoi këtë rast “princesha e fjetur e Marrëveshjes së Lisbonës që tani është zgjuar”.

Në samit u vendos edhe zgjatja për 6 muaj e sanksioneve kundër Rusisë. BE sheh dobësi të tjera në zbatimin e Marrëveshjes së Minskut. Po ashtu nuk u pranua rishqyrtimi i Marrëveshjes së Klimës, të kërkuar nga Donald Trump.

Bëhet fjalë për të ardhmen e 27 vendeve e jo për Brexit

Kancelarja bëri të qartë në fillim të samitit, se për të është më e rëndësishme e ardhmja e 27 vendeve anëtare dhe më pak e rëndësishme grindja për Brexit. Kryeministrja britanike, Theresa May i informoi kolegët europianë për ofertën britanike gjatë darkës së përbashkët, ofertë e quajtur më parë “zemërgjerë”. “Asnjë qytetar i BE-së që qëndron në Britaninë e Madhe nuk ka nevojë të lerë vendin pas Brexit”, u citua nga qarqet britanike. Kjo vlen për qytetarët që jetojnë prej pesë vjetësh në Britaninë e Madhe. Por ende nuk janë sqaruar të gjitha modalitetet.

Kancelarja Merkel u shpreh lidhur me bisedimet në ditën e parë të samitit, se “ky është një fillim i mirë, por ka ende çështje të tjera, si financat, Irlanda, dhe deri në tetor ka shumë për të bërë.”

Marrëdhëniet me Europën Lindore në krizë

“BE nuk është supermarket por një bashkësi vlerash”, tha Emmanuel Macron që para takimit duke kritikuar Poloninë, Çekinë, Hungarinë që refuzojnë shpërndarjen e refugjatëve. Fjala është që vendet lindore marrin fondet e BE-së, por refuzojnë pranimin e refugjatëve. Edhe Gjermania ka të njëjtin qëndrim. Merkel tha se kjo “nuk është dita e kërcënimeve, por ne jemi një bashkësi vlerash.” Polonia nuk ishte dakord me këtë. Një funksionar qeveritar tha se, fakti që marrim para nga Brukseli nuk do të thotë, se nuk të jemi në akord për çdo gjë me BE. por Franca e Gjermania kanë qëndrim tjetër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 30 janar 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Gjatë kësaj dite do të takoni një person...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.