Samiti i Davos, kërkohet ndryshim i politikave ekonomike globale

davos_2013

Forumi ekonomik botëror, i cili organizohet çdo vit në rezortin zviceran dimëror të Davos nga elita politike dhe e biznesit global, pritet të ndryshojë fokusin e tij tradicional të rritjes ekonomike, duke argumentuar se ky qëllim nuk i përshtatet më realitetit.

Në një raport të publikuar të hënën, samiti që nis sot propozonte ndryshime në prioritetet e tij “për të reaguar më me efektivitet ndaj pasigurisë dhe pabarazisë, me të cilat po shoqërohen zhvillimi i teknologjisë dhe globalizimi”.

Rekomandimet kryesore të samitit ishin kësaj here përmirësimi i kushteve të jetesës nga qeveritë, pasi shumë vende po humbisnin mundësitë e rritjes së zhvillimit ekonomik dhe të reduktimit të pabarazisë në të njëjtën kohë. “Në prioritetet duhet të hyjnë pritshmëria e jetëgjatësisë, produktiviteti dhe indeksi i varfërisë”, thuhej në raport.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vendi jonë do përfshihet nga i ftohti polar

Ditët e fundit të vitit 2016 sipas parashikimeve të meteorologëve do të...
Read More