Samiti i liderëve të NATO-s mbahet në Bruksel

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shefat e shteteve de të qeverive të vendeve të tjera anëtare të NATO-s, do të takohen më 11 dhe 12 korrik të vitit të ardhshëm në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha mbrëmë se në ky samit do të mbahet në selinë e re të aleancës, afër aeroportit të Brukselit.

Stoltenberg tha se takimi do ta forcojë “lidhjen ndërmjet Evropës dhe Amerikës Veriore, në bazë të së cilës është formuar aleanca jonë, derisa ne vazhdojmë ta përshtasim aleancën tonë për shekullin 21”.

Në takimin e fundit, në muajin maj të këtij viti, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar liderët e NATO-s për dështim që t’i plotësojnë obligimet e tyre për shpenzime ushtarake të aleancës , në mënyrë që barrën më të madhe ta bartin Shtetet e Bashkuara.

“Në përgjigje të kërcënimeve që po zhvillohen, NATO-ja i ka implementuar përforcimet më të mëdha të mbrojtjes sonë kolektive për një gjeneratë”, tha Stoltenberg.

Kjo deklaratë e tij u bë në periudhën e shqetësimeve në rritje për këmbënguljen e Rusisë, veçanërisht në fushën e luftës hibride dhe asaj kibernetike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Katalonja dhe lëvizjet evropiane për pavarësi

Përpjekja e Katalonjës për t'u shkëputur nga Spanja mori një kthesë tjetër...
Read More