Samiti në Sarajevë nën masa të rrepta sigurie

samiti-ne-sarajeve

Ministri i Sigurisë së BeH, Dragan Mektiq, ka thënë të mërkurën se vendi i mbajtjes së samitit të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë do të jetë i tëri i mbuluar nga snajperët.

Ai ka theksuar se në këtë mënyrë askush dhe në një asnjë mënyrë nuk do të mund të rrezikojë sigurinë e takimit dhe të kryeministrit serb Aleksandar Vuqiq.

Kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq tha dje se frika e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daqiq se në samitin e Sarajevës, më 16 mars, mund të përsëritet situata e korrikut 2015, kur në Potoçare ishte sulmuar Vuqiq, është plotësisht e pabazë. Ndryshe, pjesëmarrjen në samitin në Sarajevë e kanë konfirmuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, i Malit të Zi Dushko Markoviq, i Maqedonisë, Emil Dimitriev.

Në samit do të marrë pjesë edhe komisari i BE-së për Politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn dhe përfaqësuesi i qeverisë italiane, e cila do të jetë nikoqire e samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste, në korrik të këtij viti.

Në fokus të bisedimeve në samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor do të jenë projektet rajonale dhe ndërlidhja në infrastrukturën energjetike dhe transportit, si dhe shkëmbimet ekonomike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vlora pa drita, shkak moti i keq që ka mbërthyer vendin

Një pjesë e qytetit të Vlorës mbrëmjen e së hënës është përballur...
Read More