Sanksionet, Erdogan paralajmëron SHBA-në: S’jemi nën urdhrat tuaja, do të hakmerremi

Përplasja midis dy prej aleatëve të mëdhenj të NATO-s, SHBA-ve dhe Turqisë duket se po thellohet.

Ankaraja paralajmëron se do të hakmerret nëse Uashingtoni ndalon shitjen e armëve amerikane ndaj saj pas vendimit të shtetit turk për të blerë pajisje ushtarake ruse.

Një veprim i tillë do të ishte “i gabuar” dhe “i palogjikshëm”.

“Nëse Shtetet e Bashkuara imponojnë sanksione mbi ne ose ndërmarrin një hap të tillë, Turqia do të hakmerret absolutisht”, tha ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu për CNN Turk. “Ajo që duhet të bëhet është se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga kjo.”

“Turqia nuk është një vend nën urdhrat tuaja, është një vend i pavarur … duke folur për një vend të tillë nga lart, duke diktuar se çfarë mund dhe nuk mund të blejë, nuk është një qasje e drejtë dhe nuk përputhet me aleancën tonë”, tha ai duke iu referuar faktit se të dy vendet janë pjesë e NATO-s.

Nocioni i ndërprerjes së shitjes së armëve është paraqitur nga ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, nëpërmjet Aktit të propozuar të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-ve.

Ky i fundit do t’i kërkonte departamentit të mbrojtjes që t’i jepte Kongresit një raport mbi marrëdhëniet midis SHBA dhe Turqisë dhe do të bllokonte shitjen e pajisjeve të mbrojtjes kryesore derisa raporti të përfundonte.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zotimi i Trump para takimit me Kim Jong-un: Largohem nëse…

  Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nëse bisedimet e planifikuara me...
Read More