Sara Kolami: Moda? Mënyrë  ideale për t’u argëtuar

 
Nëse ka diçka që e përkufizon më së miri moderatoren  e emisioneve  televizive është pikërisht stili. Nuk është çudi që i është besuar emisioni “InStyle” në InTV.
 
E kush më mirë se një vajzë që spikat për shije në të veshur e që ndjek tendencat më të reja të modës do të mund ta drejtonte një emision të tillë?
 
Sara na ka zbuluar disa nga sekretet e saj të stilit  dhe mënyra sesi e sheh modën është po aq argëtuese sa kombinimet plot fantazi, të cilat i poston për ndjekësit e saj në rrjetet sociale

Foto:Jetmir Duraku

Moda për mua është mënyra ideale për t’u argëtuar.

Eleganca shfaqet në detajet më të vogla.

Femininiteti është diçka që shkon më tepër se stili. 

Stili im është plot kontraste.

Nuk bëj dot pa kremin hidratues.

Stilistët e mi të preferuar janë Petra Flannery, Elizabeth Stewart.

Nuk kam marka fetish.

Të pashmangshmet bazike janë rrobat e përditshme në ngjyrë të bardhë ose të zezë.

Jeta pa taka do ishte një jetë jo edhe aq argëtuese.

Aksesori thelbësor është një buzëqeshje.

Çanta ime kult është një çantë e zezë, në përmasa mesatare, Bulgari.

Veshja ideale është çdo lloj veshje me të cilën ndihem  komode.

Artikulli më i bukur i gardërobës sime është një fustan ngjyrë e kaltër, të cilin nuk e kam veshur akoma.    

Shija e keqe është diçka që ndryshon.

Çfarë më bën të bukur është energjia pozitive.

Veshja për të joshur; çdo gjë në të cilën ndihesh vetvetja.

Ikonat e mia të modës janë shumë, nga dekada të ndryshme si Kate Moss, Zendaya, Blake Lively, Lana Del Ray edhe lista vazhdon me plot emra, që me mënyrën e të veshurit përcjellin një karakter të fortë.

Suveniri më i mirë i modës është një çantë me ngjyrë të fortë.

Ngjyrat e preferuara janë e zeza, e bardha edhe lejlaja.

Artikulli apo aksesori që ndjej më shumë timin është choker 

Peliçe, po apo jo? Jo

Bizhuteritë , të vogla e të çmuara apo të mëdha ? Të vogla edhe sa më të veçanta.

Kurrë nuk do të vishja policë ose lëkurë të vërtetë.

Sekretet e mia të bukurisë janë një fytyrë sa më e hidratuar dhe e kujdesur, si edhe një parfum i mirë.

Jam e varur nga… asnjë gjë.

Vintage apo avantguard ? Vintage sigurisht. 

Çanta kult Bulgari

Stilistët e preferuar Petra Flannery, Elizabeth Stewart

Ikonat e modës Kate Moss, Zendaya, Blake Lively, Lana Del Ray

Suveniri më i mirë i modës çantë me ngjyrë të fortë.

Aksesori  që ndjej më shumë timin  choker

Bizhuteritë  Të vogla dhe të veçanta.

MADAME MAPO

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 12 tetor

Dashi Po përballeni me një rrugëtim të vështirë, por të mbushur me...
Read More
CLOSE
CLOSE