‘Sarah’ e Alfred Pezës tërheq qindra lexues

 

Është pritur me interes në ditën e parë të panairit romani “Sarah” i gazetarit Alfred Peza. Ardhja e parë në botën e letrave duket e suksesshme për Pezën, i cili ka bërë për vete jo vetëm lexuesit por edhe kritikën. Qindra lexues janë afruar në stendën e botimeve UET Press për të blerë romanin “Sarah” dhe për të biseduar me autorin.

Për drejtuesen e botimeve UET Press, Alda Bardhylin, ky libër pritet të jetë një ndër librat më të kërkuar të panairit për vetë interesin që lexuesit kanë ngjallur për këtë autor që ditën e parë të Panairit.

“Ka shumë arsye pse Sarah, është një libër që është pritur mirë nga lexuesi dhe kritika. Duket që ndërthurja e letërsisë me historinë sjellë me një stil ndryshe nga Peza, e bën librin grishës për lexuesin”,- thotë Bardhyli.

“Sarah besoj se erdhi në letërsinë shqipe ndryshe. Siç edhe personazhi vetë, ishte në jetën reale. Erdhi me një temë ndryshe, me subjekt ndryshe, me personazhe ndryshe dhe në një kohë ndryshe për botimet dhe letërsinë në përgjithësi.

Si të mos mjaftonin këto, edhe promovimi i romanit ‘Sarah’ u bë ndryshe, duke nisur nga kopertina, ndryshe nga ajo e kolanave të botimeve të tjera të ‘UET Press’, me një faqosje ndryshe, me një website dedikuar vetëm Sarah në internet, një gjë krejt ndryshe nga çdo libër tjetër shqip i botuar deri më sot.

Edhe stili i të shkruarit tim në libër është ndryshe nga ai që lexuesit e gazetave, revistave dhe të onlines janë mësuar të më ndjekin për 25 vjet me radhë. Kështu që nëse ka një diçiturë, një titull, një emër, apo një fjalë që i shkon suksesit dhe pritjes ndryshe që i është rezervuar ‘Sarah’, kjo lidhet me fjalën NDRYSHE”,- thotë Peza.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Basha i rikonfirmuar në krye të PD: E ardhmja jonë është e sigurtë

  Pasi siguroi bindshëm votat për një mandat të dytë për të...
Read More