Sarandë/ Përplasje me armë në bulevard, 3 të plagosur, 2 më rëndë

Zbardhen identitetet e personave të plagosur pas sherrit me armë në lokalin e natës në Sarandë.

Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se dy personat që janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar janë Artan Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç.

Ndërkohë, bashkëpronari i lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç, aktualisht ndodhet i shtruar në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 03:00 në një lokal nate në Sarandë, në Bulevardin kryesor,ku si pasojë e një përplasje me armë zjarri tre persona kanë mbetur të plagosur dy prej të cilëve rëndë .

 Dy nga të plagosurit janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa njëri ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit kanë marrë disa plagë, pasi dëshmitarët flasin për rreth 10 të shtëna me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, por autorët janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur në bulevard, pranë hotel “Butrintit”, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e qytetit.

Blutë e Sarandës nuk japin më shumë detaje, ndërsa vijon operacioni për arrestimin e autorëve.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe grupet e gatshme janë vënë në ndjekje të autorëve.

“BW” zbardh të tjera detaje që vijnë nga vendi ku ndodhi sherri me armë, ku u plagosën 3 persona.

Mësohet se një javë më parë, në të njëjtin lokal në Sarandë, dy shtetas ende të paidentifikuar plagosen me mjete të forta bashkëpronarin tjetër të biznesit, shtetasin D.M, 30 vjeç.

Sakaq, ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 03:00, në Bulevardin kryesor të qytetit bregdetar. Dy prej personave të plagosur janë transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

‘BalkanWeb’ mëson se në Bulevardin e qytetit, policia ka rrethuar vendin, ndërsa aty ndodhet i rrethuar një fuoristrade me xhama të zinj me targa të huaja “GE1605AB”.

Po ashtu, thuhet se sherri dyshohet të ketë nisur në lokal dhe plagosja ka ndodhur poshtë tij në Bulevard.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

PS i çon Kuvendit kërkesën për shkarkimin e Zgurit

Deputetja socialiste Klotilda Bushka, ka njoftuar se deputetët e mazhorancës, i kanë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.