Sarkozy përballet me ditën e dytë të marrjes në pyetje

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy, u mor në pyetje nga policia në ditën e dytë pas arrestimit, mbi akuzat se ai ka marrë miliona euro fonde të paligjshme për fushatën, nga udhëheqësi i ndjerë libian Moammar Gadafi.

Sipas The Associated Press pasi kaloi natën në shtëpi në Paris, Sarkozy u kthey në një stacion policor në Nanterre, në veriperëndim të kryeqytetit francez, për t’u marrë në pyetje nga oficerët e policisë kundër korrupsionit.

Personi, i cili dha informacionin u prononcua në kushte anonimiteti, sepse ai nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht çështjen.

63-vjeçari Sarkozi, i cili ishte president nga 2007-2012, ka mohuar vazhdimisht çdo vepër korrupsioni.

Hetimi, që po zhvillohet që nga viti 2013, u thellua më shumë kur një biznesmen franko-libanez, Ziad Takieddine tha për Mediapart në vitin 2016 se kishte dorëzuar valixhe nga Libia që përmbanin 5 milionë euro në para të gatshme për Sarkozy dhe ish-shefin e tij të personelit, Claude Gueant.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Angela Merkel, Kancelare për herë të katërt

  Angela Merkel prej kohësh konsiderohet si gruaja më e fuqishme në...
Read More