Sasia rekord: 613 kilogramë kokainë u kap në kontejnerin e bananeve në Durrës

Një sasi e kosiderueshme kokaine është sekuestruar brenda një kamioni në Portin e Durrësit.

Burimet nga policia thonë se lënda narkotike është zbuluar mbrëmjen e djeshme para se kamioni të nisej nga porti me destinacion Italinë.

Pavarësisht se nuk ka konfirmim zyrtar, dyshohet se sasia e kapur është 613 kilogramë, një rekord për Shqipërinë.

Droga u kap në një kontejner me banane.

Sipas informacioneve të policisë, kokaina ishte e paketuar dhe e fshehur në ambientet e brendshme të kamionit.

Burime nga sektori i anti-drogës bëjnë të ditur se operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa informacionet kishin ardhur edhe nga Gjermania.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike.

Dorga u zbulua me anë të qenve anti-drogë.

Me hetimet po merret Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe me vendet partnere.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Më mirë me gjykata bosh, se sa të mbushura me gjykatës të korruptuar

Nga Ervis Iljazaj Procesi i vettingut përtej misionit për të pastruar  figurën...
Read More