“Sasia rekord e kokainës”: Informacionet erdhën nga Gjermania, policia e Durrësit u shmang

613 kg kokainë deklarohet se është gjetur brenda një kontenieri në portin e Durrësit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se sasia e drogës zbulon një rrjet trafiku narkotikësh që nis nga Kolumbia përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.

Sipas Top Channel, Drejtoria vendore e Policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen.

Mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.

Mendohet se informacionet kanë ardhur nga Gjermania.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Si i shpëtoi sigurimit Mons. dr. Zef Oroshi!

Historia dhe peripecitë e jetës së Mons. dr. Zef Oroshit, i lindur...
Read More