Sekretet për një lëkurë të butë dhe elastike

Miti më i shpeshtë: nëse humbni kilogramët e tepërt, celulit do të zhduket. Sipas studimeve një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi lufta kundër celulitit fillon me ushqim të rregullt.

Ushqimi juaj duhet të përmbajë:

proteina (mish, bishtajore, arra, lajthi, badem);

vezë, domate, spinaq, soja;

peshk, vaj ulliri, avokado;

pemë dhe perime që djegin kaloritë.

Uji

Pija më e mirë për organizmin është uji. Rekomandohen 1,5 deri 2 litra ujë, duke mos llogaritur çajin, kafen dhe pijet tjera.

Ushtrimet

Nëse merrni më tepër kalori se sa që digjni, do të fitoni yndyra shtesë, të cilat ndikojnë në pamjen e celulitit. Ushtrimet ju ndihmojnë në djegien e kalorive. Preferohet vrapimi, ose aerobiku.

Masazhi

Mund të vëni vetë masazh ose të shkoni në sallone, ku bëhet masazhi me pajisje të veçanta që shkatërrojnë shtresat e akumuluara të indit yndyror dhe bën përmirësimin e metabolizmit. Masazhi me vajra eterike është më i efektshëm, pasi depërton në epidermë, djeg yndyrën dhe përshpejton qarkullimin.

Dush me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë

Dushi alternativ përmirëson qarkullimin e gjakut dhe stimulon metabolizmin.

Sauna

Temperatura e lartë në saunë rrit qarkullimin e gjakut, gjë që e bën lëkurën të butë dhe elastike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjykata e Hagës mund të lejojë video-telefonatat për të pandehurit

Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë po prezanton një projekt pilot...
Read More