Sekreti i Cristiano Ronaldos është gjumi, fle 5 herë nga 90 minuta!

Cristiano Ronaldo është një nga ata sportistë që kujdesen shumë për gjendjen e tyre fizike, duke u përpjekur që të jenë gjithmonë në maksimumin e potencialit të tyre.

Stërvitjet e vazhdueshme me regjim të portugezit janë një gjë që dinë të gjithë, por jo se ai ka ndryshuar komplet edhe ritmin e tij të gjumit dhe ka punësuar një nga ata që quhen “trajnerë gjumi”.
Trajneri i tij, Nick Littlehales, ka treguar se si metoda që po aplikon, e ndihmon yllin e Real Madrid të jetë gjithmonë në maksimum. Rregulli numër 1 është që Ronaldo fle 5 herë në ditë, në secilin rast nga 90 minuta.

Littlehales mendon se të flesh 8 orë radhazi nuk është aspak e natyrshme dhe të shkakton mungesë produktiviteti nga ora 1, deri në 3 të pasdites.

Këto janë orare në të cilat futbollisti mund të jetë në fushë me skuadrën e tij dhe nëse nuk është në formë, do të ishte një problem i madh.

Ndaj ai ka vendosur këtë regjim të ri të lojtarit, i cili i ka kërkuar vetë që ta këshillojë si të marrë maksimumin nga rutina e përditshme në mënyrë që trupi të jetë gjithmonë në formë.

Sipas asaj që Littlehales ka treguar për “The Indipendent”, Ronaldo aplikon rregullat e mëposhtme.

-Pesë seanca gjumi nga 90 minuta secila gjatë ditës.

-Ai fle çdo herë me çarçafë të rinj

-Shtrihet për të fjetur në pozicionin fetal, më gjunjët në anë

-Një orë e gjysmë para se të shtrihet të flejë, Ronaldo nuk sheh asnjë ekran, qoftë ai celulari, televizori, kompjuteri apo tableti.

“Ai ishte i interesuar për atë që po mundohesha të bëja pasi si atlet ka investuar gjithmonë te vetja. Nga ajo që kam mësuar nga puna me të, Ronaldo nuk është aspak i interesuar në dieta, nuk i intereson të kopjojë të tjerët, e vetmja gjë për të cilën shqetësohet është: a punon për të?”, tha Littlehales.

Shkruar Nga
More from Revista User

28 të mbytur në bregdetin shqiptar, Rama: Dikush pëson infarkt, kësaj s’ke çi bën

Kryeministri Rama gjatë një takimi me gazetarë, nga Velipoja, një ditë pas...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.