Sekreti i danezëve: Pse Danimarka është shteti më i lumtur në botë?

Dan Buettner është eksplorues i ‘National Geographic’ dhe autor i librit “The blue Zones of Happiness: Lessons from the World’s Happiest People”.

Ai kësaj radhe ka shpjeguar se përse Danimarka vazhdimisht futet në listën e shteteve më të lumtura në botë.
Fillimisht duhet të kemi parasysh se danezët janë të lumtur sepse kanë pritshmëri të vogla. E asgjë s’mund të jetë më e vërtetë se kjo.

Çdo danez, prej momentit që kanë lindur, presin kujdes shëndetësor falas dhe edukim falas.

Kur shkojnë në universitet, ata presin të paguhen për të shkuar në shkollë.

Nëse kanë fëmijë, ata presin t’i kenë 10 muaj pushim me pagesë – që të dy prindërit. Dhe ata presin të dalin në pension pa pasur probleme financiare për tërë jetën e tyre.

“Çfarë i bën danezët të lumtur, unë besoj është fakti që qeveria kujdeset për të gjitha nevojat e tyre jetësore – asgjë s’mund të shkojë shumë gabuar në jetët e tyre – ata janë të lirë të ndjekin një punë që vërtet i flet pasionet e tyre”, thotë Dan.

Por faktikisht, Danimarka është vend ku ambicia nuk festohet aq. Prandaj, njerëzit nuk ndihen se janë në garë vazhdimisht. Ata nuk janë duke blerë rroba dhe vetura të reja vazhdimisht, dhe kjo u jep atyre më shumë kohë për t’i ndjekur interesat e tyre.

Pra,Danimarka është vend ku njerëzit janë të mirë në arkitekturë dhe i krijojnë restorantet më të mira në botë dhe dizajnet më të mira të mobileve.

Lumturi është t’i largoni streset e përditshme të jetës. Kjo do të thotë të keni një shëndetësi falas, një arsimim falas dhe pensionimi t’ia vlejë – e të gjitha këto i ka Danimarka!

Shkruar Nga
More from Revista User

Ardian Ndreca: E vetmja shoqatë e suksesshme në Shqipni asht Mafia

Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë, është mik dhe bashkëpunëtor...
Read More