Sekreti i martesës së Justin Timberlake

Këtë vit Justin Timberlake dhe Jesesica Biel festojnë 5-vjetorin e martesës. Dhe Justin na tregon një këshillë martesore si një nga arsyet pse ata janë ende të lumtur.

5-1

Picture 1 of 4

“Ky është rregulli im, edhe kur martohesh duhet të dilni si çift. Ndryshimi i vetëm është se kur je me fëmijë do të duhet të programosh një takim. Pra kur duhet të dalësh në 6.30, duhet të dalësh patjetër në 6.30”, thotë Justin gjatë një interviste për TheProject, për filmin e sapo dalë “Wonder Wheel”.

Çifti Timberlake-Biel u martuan në 2012, dhe më pas lindi djali i tyre Silas, i cili këtë vit mbushi dy vjeç. Në gusht ishte Jessica ajo që foli për martesën e tyre.

“Ne kemi të njëjtat vlera, besojmë në besnikëri dhe ndershmëri. Na pëlqen të zbavitemi, pëlqejmë mjaft gjëra të dy, Edhe në punë, jemi të mirëorientuar në karrierë”, ka thënë ajo për marie Claire.

Shkruar Nga
More from Revista User

7 ushqime për të fjetur mirë

Nëse keni probleme me gjumin gjatë natës, kjo mund të jetë për...
Read More