Seks në këmbim të lajmeve, gazetarja e ‘New York Times’ në telashe të mëdha

Ali Watkins, gazetare për “New York Times”, është në telashe të mëdha. Në jetën reale, gazetarja ka patur një marrëdhënie intime me James Wolfe, ish zyrtar përgjegjës për sigurinë e Senatit Amerikan, nga i cili duket se ka marrë të dhëna të rezervuara dhe media për të cilën ajo punon e ka vënë nën hetim.

Reporterja është autore e shumë skupeve, duke nisur nga ata të publikuar në ‘Buzzfeed’, deri tek ‘NYT’, ku punësohet në dhjetor të 2017-s, pikërish në përfundim të ‘lidhjes së dashurisë’ me funksionarin e lartë.

Përmes komisionit të inteligjencës së Senatit Amerikan, për të cilin Wolfe ishte përgjegjës, kanë kaluar kërkesat parlamentare më delikate, nisur nga “Russiagate”, shkruan “Corriere della Sera”.

Mes ‘scoop’-eve të publikuara nga gazetarja është edhe ai i takimit të njërit prej këshiltarëve të presidentit Trump, Carter Page, me një ish spiun rus gjatë fushatës elektorale të 2016.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Salianji: Policia fshehu rrëmbimin e dy personave në Shkodër. Banda e Bajrajve, kontrollon qytetin

Partia demokratike reagoi sot në lidhje me ngjarjet e rënda të ndodhura...
Read More