Sekuestrohen 102 kg kanabis, ja emrat e 4 të arrestuarve

pranga

Një tjetër operacion antidrogë u finalizua. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 102 kg Cannabis Sattiva. Policia ka vënë në pranga 4 shtetas. Sipas njoftimit të policisë droga u gjend në bagazhin e njërit prej automjeteve. Tre prej të arrestuarve janë nga Mallakastra ndërsa i katërti nga Tepelena.

Deklarata e Policisë

Më datë 22.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Befasia”, në kuadër të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Arjan Mustafaj, 43 vjeç, banues në Mallakastër.

2. Shpetim Sinaj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

3. Erjon Zenelaj, 33 vjeç, banues në Mallakastër.

4. Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva”, kryesisht në periferi të Tiranës.

Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugorë Pezë – Ndroq.

Nga kontrolli në automjetet e këtyre shtetasve, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 102 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

– 2 automjete të markave të ndryshme.

– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2, i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Femra më e bukur në botë nuk ndahet nga këto preparate

Angelina Jolie na zbulon qëndrimet e veta ndaj bukurisë dhe cilat mjete...
Read More