Sekuestrohen 210 kilogramë kanabis në Vlorë

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur nga policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë Kufitare dhe Delta Forcë. 21 thasë të mbushur me bimë narkotike kanabis sativa, boçe, kërcell e gjethe të thata si dhe mbetje të bimëve narkotike, me peshë totale rreth 210 kilogramë, janë sekuestruar nga policia.

Lënda narkotike u gjet e hedhur në ujë të ndenjur në shtratin e Lumit Shushicë. Me urdhër të Prokurorit nga gjitha sasia e lëndës narkotike të gjetur u mor në cilësinë e provës materiale për ekzaminime laboratorike rreth 30 kilogramë.

Policia njofton se gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përket sasia e lëndës narkotike e hedhur në ujë në shtratin e lumit Shushicë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjërat që duhet t’i thoni fëmijëve për të qenë të suksesshëm

Prindërit përpiqen gjithnjë për të mirën e fëmijëve të tyre dge dëshirojnë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *