Sekuestrohen 3 apartamente në Vlorë, ja kujt i përkasin

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 3 apartamente, vlera e të cilave është rreth 200 mije euro, te regjistruara në emër të shtetases E. R.

Në bazë të veprimeve procedurale, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë.

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja E. R., nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen “Pavaresia”).

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar caktimin e sekuestros, kërkese e cila u miratua nga Gjykata e Vlorës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tragjedi mëngjesin e sotëm në Babrru, përfshihet nga flakët një banesë

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.