Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga veprimtari kriminale

Një pasuri me vlerë 4 milionë euro është sekuestruar nga policia e Tiranës dhe Seksioni për Hetimin e Pastrimin e Parave dhe Asteve Kriminale.

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve kriminale është bërë “sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit nr.22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të Procedimit Pasuror nr.19/2017 në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i referuar në Prokurori nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.”

Policia thotë se kjo pasuri dyshohet se është përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pasuritë e sekuestruara janë :

-Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2
-Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2
-Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2

Tokë e sekustruar është në zonën e bregetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara,pranë Ministrisë së Financave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Berat, temperaturat e larta sjellin probleme në furnizimin me ujë

Temperaturat tepër të larta të kësaj vere shoqëruar me mungesën e prurjeve...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *