Sekuestrohen 8 vila luksoze


Policia italiane ka sekuestruar tetë vila luksoze të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, pjesë e një klani mafioz në pjesën juglindore të kryeqytetit Romë. Ministri i Brendshëm Salvini dhe Kryebashkiakia e Romës Ragi ishin të pranishëm gjatë operacionin, ndërsa menjëherë ka nisur shembja e tyre.

Kryebashkiakia publikoi edhe një video në faqen e saj në Facebook, ku shfaqeshin pamje nga operacioni policor dhe nga brenda vilave. Qeveria populiste italiane e ka luftuar klanin Kasamonika edhe më parë, duke i sekuestruar disa llogari bankare, me dyshimin për pastrim parash.

Në vila banonin rreth 30 pjesëtarë të familjeve Kasamonika, të cilët u larguan pa bërë shumë rezistencë. Në ambientet e brendshme u gjet edhe një sasi kokaine. Pas operacionit Kryebashkiakia u shpreh në një konferencë për shtyp se e sotmja ishte një ditë historike për qytetin e Romës që i dha fund paligjshmërisë dhe pafuqisë disa vjeçar të shtetit përballë mafias.

Klan Plus

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

UET polivalent: Ja risitë që ofron fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit

Nga prof. asoc. dr. Ermela Kripa* Në raundin e dytë të regjistrimeve...
Read More