Sekuestrohet në brigjet italiane gomonia me 1.2 ton kanabis, pranga 2 trafikantëve nga Vlora

gomone

Policia italiane ka sekuestruar një gomone me një sasi prej rreth 1.2 ton kanabis sativa, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe 2 skafistë nga Vlora.

Mësohet se droga është sekuestruar nga policia italiane në brigjet e Barit, ndërsa në pranga kanë rënë 2 skafistët shqiptarë, një 38-vjeçar dhe një 35-vjeçar, të dy nga Vlora.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar një gomone e gjatë 9 metra me 2 motorë të fuqishëm. Sipas mediave italiane, mësohet se 2 trafikantët, pavarësisht kushteve të këqija të motit, u përpoqën të arratiseshin dhe gjatë përpjekjes për t’u larguar një pjesë të drogës e hodhën në det.

Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se, nëse lënda narkotike do shitej në treg, vlera e saj do arrinte rreth 12 milionë euro. Lënda narkotike prej 1.250 kilogramësh ishte e ndarë në 59 pako me përmasa të ndryshme, ndërsa mësohet se destinacioni final i saj ishin brigjet e Barit.

Operacioni anti-drogë u drejtua nga Antimafia e Barit, DIA dhe Guardia di Finanza. Të arrestuarit do të përballen me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia italiane ka publikuar edhe videon e operacionit të kapjes së gomones.

Skafistët tentojnë të largohen menjëherë sapo pikasin policinë, por dallgët e larta që krijon anija e rojes bregdetare dhe moti i keq, pengojnë gomonen të fitojë shpejtësi. Kjo ka bërë që ata të hedhin nga mjeti lundrues një sasi të lëndës narkotike.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe policia shqiptare, e cila ka publikuar inicialet e të arrestuarve duke bërë me dije se, prangosja e tyre erdhi pas bashkëpunim të policisë italiane dhe asaj shqiptare.

Sipas policisë shqiptare, dyshohet se në këtë aktivitet kriminal ka të përfshirë edhe persona të tjerë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

NYT: Misioni i zgjeruar i CIA’s në Afganistan

Gazeta New York Times, raporton se CIA po zgjeron operacionet e saj...
Read More