Selami pritet me fishkellima: Basha tërhiq statutin, është më i keqi, ke humbur tre palë zgjedhje

Eduard Selami foli.

Atë nuk e bindi dot as fjala 70-minutashe e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Për Eduard Selamin, ky është statuti më i keq i bërë ndonjëherë.

Ai i kujtoi Bashës se ka humbur tre palë zgjedhjesh dhe se PD-ja nuk duhet të kthehet si në vitin ‘95.

Fjala e tij është fishkëllyer disa herë nga salla. Por Selami nuk u largua. Ai dha qëndrimin etij dhe më pas u ul krah Tritan Shehut, fare afër Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Disa nga pjesët kryesore të fjalës së Selamit dhe ndërhyrjet nga salla:

Edhe në momentet më të vështira kur jemi ndarë me njeri-tjetrin, gjithmonë na kanë bashkuar vlerat e përbashkëta. Ne u bëmë shpresa e të rinjve shqiptarë dhe për të thënë të vërtetën nuk ka krenari më të madhe për ne. PD ishte atëherë promotore e integrimit. Ka një përputhje që kur PD ka qenë parti e vlerave, Shqipëria ka ecur
përpara.

PD nuk ka pasur problem statuti. Nga 1995 ka problem me demokracinë e brendshme, ka problem me respektimin e statutit, jo me statutin. Në dhamë disa premtime të cilat nuk gjenden në projekt statut. Premtimi që ju dhatë që pas asaj fushate pas humbjes, do bënim një analizë të thellë. Janë tre humbje rresht. Që nga 1995 kemi një rekord shumë të keq, jemi 50%, 2 herë më pak në pushtet se PS-ja.

Sepse nuk kemi vepruar si PD. Fatkeqësisht akoma po nxitojmë. Ky është statuti më i keq që ka pasur PD. U premtua që do votojnë anëtarët se kush do i përfaqësojë në këshillat bashkiakë. Janë anëtarët e PD që do e votojnë kush do i përfaqësoje në këshill bashkiak, në palrament dhe kjo nuk është në statut, prapë kryetari do i zgjedhi, do jetë lista e kryetarit prapë. Unë e kam thënë…

(fishkëllehet…ik ik… Rama)

Ç’punë ka Rama me statutin mor vlla, do që unë të iki?

(fishkëllehet… ik ik)

Unë s’kam ndër mend të iki se në 95 kërkuat ikjen time dhe vajti ku vajti Shqipëria.
Ky është momenti, e ka kthyer PD në shërbim të një njeriu të kryetarit. Zoti Basha, lidershipi s’është pushtet dhe pozitë, është vlera, morali. Ky nuk është statuti i bashkimit, është i përjashtimit, fjala përjashtim në statut përmendet disa herë.

Në prill shkarkove 22 kryetarë dege, e morëm vesh nga tv, s’u hapi as telefonin, tani s’do quhet më shkelje statuti tani e ke me statut ti shkrije.

Për këtë brohorisni ju?

(fishkëllehet… Basha… Basha)

Shumë keq, mos mendoni se unë ju drejtohem vetëm ju, i drejtohem edhe demokratëve që janë aty jashtë, të heshtur.

Zoti Basha tërhiqe këtë statut, mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve, e treta për PD, dhe kjo punë vetëm do vazhdojë nëse vazhdon kështu. PD do mbijetojë nëse do largoheni. Faktet treguan një video duke vjedhur votat brenda nesh. Mund të jetë një nga ata që bërtasin. Si mund të jemi ne partia e lirisë dhe demokracisë kur vidhen votat brenda nesh? A doni ta bëni si në 1995? Bëjeni.

Unë jam këtu për të treguar se kjo nuk është rruga për PD-në, as për opozitën, as për të djathtën. As për Shqipërinë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Memorial për viktimat në Tepelenë? Xhufi- Tërmet Peçit: Merru me punë të tjera

Debati për Kampin e Tepelenës, Xhufi ka dy fjalë për Tërmet Peçin...
Read More