Sëmundjet e veshkave, mjekët thonë se janë prekur 14% e shqiptarëve

 

Stresi, ushqimet e përpunuara dhe me hormone, stili i jetesës, etj, kanë bërë që sëmundjet e veshkave të rriten në shifra alarmante, nga të cilat tanimë vuajnë edhe 30-vjeçarët, ndërkohë që më parë problemet me veshkat fillonin mbi moshën 40 vjeç.

“Rezultatet e fundit të këtij 4-vjeçari, janë të frikshme. Sot kjo shifër thuhet që ka shkuar në 14-15 %, çka do të thotë se është një situatë alarmi të jashtëzakonshëm për shëndetin, për cilësinë e jetesës, por pse jo edhe për buxhetin e shtetit dhe taksat tona.

Kjo sepse një person që shkon për dializë, i kushton shtetit jashtëzakonisht shumë”, shprehet Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Myftar Barbullushi.

Mjekët thonë se çdo i sëmurë që paraqitet tek mjeku kardiolog, apo tek endokrinologu, për probleme të zemrës dhe diabetit, duhet të bëjë edhe kontroll të veshkave, pasi lidhen bashkë.

“Të gjithë mekanizmat e hipertensionit konvergojnë në një organ, që është veshka dhe që sjell lindjen e tensionit të lartë.

Krahas sëmundjeve tumorale, diabetit apo sëmundjeve të zemrës, prioritet pritet t’i jepet edhe sëmundjeve të veshkave, në konferencën e Kombeve të Bashkuara”,- u shpreh Barbullushi./tch/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zyrtari i lartë amerikan: Rusia po luan rol destruktiv në Ballkan

  Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Vess Mitchell,...
Read More
CLOSE
CLOSE