Sëmundjet që luftohen me mandarinë, vlerat ushqyese



Falë pranisë së kalciumit, kaliumit dhe hekurit në mandarinë, e bëjnë këtë frutë aleat për mbrojtjen e kockave. Mandarinat favorizojnë funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmojnë në dekompozimin dhe thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët 

Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja. Kjo mund të tingëllojë e habitshme, por ky fryt në fakt ndihmon për të riparuar të gjitha veshjet e jashtme ose ndonjë dëmtim të madh që i bëhet trupit. Mandarina në fakt është frutë i sezonit në të cilën ndodhemi dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë. Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karoten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.

Sëmundjet

Pastron gjakun → Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si pastrues. Ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, të tilla, si: acidi i urinës, kripërat shtesë, ndotësit dhe ujë. Është e njohur gjithashtu për rritjen e kapacitetit të trupit për mbajtjen e oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut duke ndihmuar në pastrimin e tij.

Aleat i shëndetit të trurit→ Mandarina është e njohur të ketë një efekt zbutës në nerva dhe është përdorur për të zbutur ethet. Kjo lehtëson të gjitha llojet e inflamacionit. Përdoret si një mjet qetësues kundër etheve, helmeve, reaksioneve të stresit, alergjik dhe më shumë. Mandarina është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon për një qëndrim më aktiv gjatë ditës.

Depresion→ Mandarina është e njohur edhe për qetësimin e personave me depresion duke qetësuar zemërimin. Ato janë të njohura për qetësimin e stomakut, si dhe ndihmojnë për ta mbajtur atë në gjendje të mirë.

Tretja→ Mandarinat ndihmojnë në rrjedhën e duhur të lëngjeve duke ndihmuar tretjen e ushqimit, mban ekuilibrin e drejtë midis acidit dhe bile shëron të gjitha infeksionet e stomakut dhe inflamacionet. Mandarinat është favorizuar gjerësisht si tonik që ndihmon në funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmon në dekompozimin dhe në thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët. Ajo ndihmon në rritje dhe zhvillim, derdhja e duhur promovon sekrecionet endoktrinale të hormoneve dhe enzimave.

Sistemi imunitar → Ajo gjithashtu nxit sistemin imunitar dhe mban të gjitha infeksionet nën fre. Mandarina aromatike ka cilësitë natyrore antiseptike që bën të mundur mbrojtjen e trupit ndaj stafilokokut, baktereve përgjegjëse për përhapjen septike në trupin e njeriut. Vaji esencial i mandarinës përmban elemente të veçanta që veprojnë kundër këtyre baktereve dhe ndihmon në shërimet septike. Vaji i mandarinës mund të përdoret nga jashtë në plagë të hapura ose konsumohet shumë gojarisht.

Muskujt → Mandarina në fakt lehtëson trupin nga spazmat e dhimbshme. Spazmat shpesh ndikojnë më shumë se muskujt e trupit dhe janë të njohura në ndikimin e sistemit të frymëmarrjes, në sistemin e tretjes dhe në sistemin nervor. Mandarina ka efekt qetësues në nerva dhe besohet se çlodh sistemin organik.

Artriti → Mandarina është përdorur së fundmi në trajtimet mjekësore kundër sëmundjeve të lëkurës dhe artritit. Gjithashtu, me konsumimin e mandarinës bëhet më e mirë përthithja e hekurit nga ushqime të ndryshme.

Aleat i bukurisë → Mandarina është një burim i mirë i vitaminës A, ndaj dhe nëse vuani nga ndonjë problem i lëkurës, të tilla si puçrra fytyre, rekomandohet konsumimi i këtij fruti dhe aplikimi i produkteve që janë derivate të kësaj vitamine. Prandaj mandarina mund të jetë një alternativë e mirë për trajtimin e këtyre problemeve të lëkurës. Kur është fjala për shërimin e plagëve dhe dëmeve të tjera të lëkurës, vitamina A është e domosdoshme për këto, pasi ndihmon lëkurën të rindërtojë indet. Nëse ju dëshironi të kontrolloni apo të hiqni çdo shenjë plakjes, sikundër janë rrudhat apo probleme të tjera, vitamina A e pranishme në mandarinë ka dhënë provat e saj në luftën kundër plakjes.

Vlerat ushqyese për çdo 100 gr. mandarina

 

 
Ujë  81,4 g

 

Karbohidrate 17,6 g

 

Sheqer 17,6 g

 

Proteina  0,9 g

 

Yndyra 0,3 g
Kolesterol  0 g

 

Fibra  1,7 g

 

 Kalium 210 mg

 

Hekur 0,3 mg

 

Kalcium 32 mg

 

Fosfor 19 mg

 

Vitaminë B1 0,08 mg

 

Vitaminë B2 0,07 mg

 

Vitaminë B3 0,3 mg
Vitaminë A 18 mg

 

Vitaminë C 42 mg

 

 

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Të dhënat: 1 në 4 persona të rrezikuar nga probleme të shëndetit mendor

Mbështetja psikosociale mund të ofrohet në shkollë ose në komunitet. Investimi për...
Read More