Sëmundjet që shfaqen nga puna e tepërt

 

Të punosh më tepër se ç’duhet i bën dëm shëndetit. Lodhja e akumuluar mund të dëmtojë zemrën dhe të shkaktojë infarkte, por jo vetëm.

Pagjumësia, depresioni, problemet fizike kronike janë të gjitha simptoma që sjell lodhja e tepruar dhe stresi, kryesisht në ato raste kur punonjësi përfshihet në një rreth vicioz nga i cili e ka të vështirë të dalë jashtë.

Në epokën bashkëkohore, ritmet kanë ndryshuar dhe në ato raste kur puna kthehet në obsesion për të bërë karrierë, duke mos pranuar dot kritika, dhe zhvillimi i një gjendje ankthi të vazhdueshme për të qenë më i zoti, janë të gjitha shenjat e personave që vuajnë nga ky problem.

Kësaj here dëmin mbi shëndet si pasojë e punës së tepërt e konfirmon edhe shkenca. Në bazë të statistikave dhe kërkimeve rezulton se kush punon me tepër se 55 orë në javë, e rrit me 27% ,mundësinë për të prekur nga një iktus, dhe me 13% për të zhvilluar një sëmundje kronike.

Por dëmi nuk është vetëm mbi shëndetin fizik por edhe mbi atë mendor. Njeriu sot ndjehet më i brishtë dhe të arrish suksesin është bërë më e vështirë për shkak të konkurrencës më të forte jo vetëm me kolegët por edhe me inteligjencën artificiale.

Sipas studimeve madje theksohet se pas të 40-ve është më mirë që të mos punohet më shumë se 25 orë në javë.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Sejko: Tregu i financiar duhet të zgjerohet, duhet zvogëluar monopoli i bankave

Pavarësisht zhvillimeve pozitive në ekono0minë shqiptare sistemi financiar, ende mbetet i dominuar...
Read More