Senatori McCain: Vladimir Putin është kërcënim më i madh se ISIS

john-mccain

Senatori republikan John McCain ka deklaruar se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është kërcënimi më i madh për sigurinë globale, madje më i madh edhe se ISIS.

Gjatë një interviste për ABC, McCain deklaroi gjithashtu se rusët kanë tentuar që të shkatërrojnë thelbin e demokracisë duke u përpjekur që të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale amerikane për të ndryshuar rezultatin.

“Unë mendoj se Putin është kërcënimi kryesor edhe më shumë se sa ISIS. ISIS mund të bëjë gjëra të tmerrshme, por rusët janë përpjekur të shkatërrojnë thelbin e demokracisë dhe të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve amerikane”, u shpreh McCain.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sfidat e imigrantëve hispanikë në një qytezë në Pensilvani

Intensifikimi i përpjekjeve të administratës së presidentit Trump për zbatimin e ligjeve...
Read More