Serbi që vrau ministren e Jashtme të Suedisë para 14 viteve

Serbi Mijailo Mijailoviç para 14 viteve, pikërisht më 10 shtator ka vrarë ministren e Jashtme të Suedisë, Anna Lindh.

Anna Maria Lindh ishte një politikane social-demokratike suedeze, kryetare e Lidhjes Rinore Socialdemokrate nga viti 1984 deri në 1990 dhe anëtare e parlamentit nga 1982 në 1985 dhe 1998 deri në 2003.

Ajo në vitin 1994 ishte ministre e mjedisit, ndërsa nga viti 1998 ishte ministre e jashtme e Suedisë,

Lindh pasditen e 10 shtatorit u sulmua në një dyqan në Stokholm, ku ishte duke blerë rroba të reja për një debat televiziv për referendumin rreth adaptimit të euros nga Suedia (të cilën ajo e mbështeti). Ajo u godit me thikë në gjoks, bark dhe krahë.

Lindh u dërgua në Spitalin Karolinska, ku iu nënshtrua operacionit dhe transfuzioneve të gjakut për më shumë se nëntë orë. Lindh thuhet se përjetoi gjakderdhje të brendshme dhe dëmtime të mëlçisë, kurse në 05:29, ajo u shpall e vdekur.

Vrasësi u arratis pas krimit dhe sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, veprimet e tij dukeshin të qëllimta dhe sistematike.

Më 24 shtator, policia njoftoi se një i dyshuar, Mijailo Mijailoviq, i lindur në Suedi nga prindërit serbë, ishte kapur dhe arrestuar. Më 25 shtator u njoftua se profili i ADN-së së Mijailoviqit përputhej me atë të qimeve në një kapak bejsbolli të lënë pranë skenës së krimit, dhe ai i ngjante personit të filmuar në dyqan ku Lindh u sulmua.

Ai u gjet fajtor në një gjykim të mbajtur nga 14 deri në 17 janar dhe pasi një vlerësim psikiatrik u dënua me burgim të përjetshëm më 23 mars.

Mijailoviq ka hequr dorë nga shtetësia suedeze dhe ka kërkuar të transferohet në Serbi, por nuk iu është aprovuar.

Pavarësisht nga popullariteti i Lindhut dhe koha e vrasjes, vrasja nuk konsiderohej akt politik ndonëse një gazetë gjeti një fotografi të Mijailoviqit duke dëgjuar udhëheqësin e Partisë Liberale Popullore Lars Leijonborg në veshje të ngjashme me atë që ai mbante gjatë vrasjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Edhe pas vrasjes, sulmohet me armë shtëpia e Elton Çiços

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Burime nga policia kanë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.