Serbia kërkon pjesëmarrjen në hetimet për Ivanoviç, Vuçiç: S’ka kuptim të dialogojmë

 
 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç doli para mediave vendase në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, që ai e thërriti pas vrasjes së Oliver Ivanoviç në Mitrovicë. 

Vuçiç e quajti akt terrorist dhe si i tillë do të trajtohet nga Serbia.

“Autorët e këtij akti do të vihen para drejtësisë. Nëse ata që e kanë për detyrë nuk e bëjnë këtë, ne do ta bëjmë”, tha ai.

Presidenti serb shtoi se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është rënë dakord nisja e një letre për EULEX-in dhe UNMIK-un, me kërkesën që Serbia të marrë pjesë në hetimin e ngjarjes brenda territorit të Kosovës.

“Nuk dua të spekuloj, por ka detaje interesante që na adresojnë tek autorët dhe kushdo që e ka kryer këtë akt, qoftë serb, shqiptar apo i huaj, do të përballet me drejtësinë”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç komentoi edhe tërheqjen e delegacionit serb nga negociatat dypalëshe me Kosovën në Bruksel.

“Kur kemi kërcënime të përditshme, është e pakuptimtë dhe e vështirë që të dialogojmë”, vijoi ai./TCH

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kujtesa duhet për letërsinë, por me tepër për shkrimtarin

Fjalë e mbajtur në kuadër të “Ditëve Letrare të Razmës”, ku u...
Read More