Serena së bashku më vajzën në ballinën e Vogue



Tenistja e famshme botërore, Serena Williams, është personazhi i ballinës së revistës së famshme botërore “Vogue”, së bashku me vajzën e saj katërmuajshe Alexis Olympia Ohanian Jr.

4-1

Picture 1 of 3

Në këtë revistë, sportistja duket bukur me fustan të kuq nga Versace, e cila bie në kontrast me të bijën e saj, të cilën e kanë kombinuar me një veshje të bardhë.

Ajo po ashtu ka pozuar edhe me gjysmë-motrën e saj Isha Price, motrën Venus Williams, nënën Oracene Price, dhe gjysmë motrën Lyndrea Price. Nuk kishte si të mungonte edhe bashkëshorti i saj Alexis Ohanian.

Në lidhje me rolin e ri të mëmësisë, Serena ka deklaruar: “Ndonjëherë bëhem vërtetë keq dhe ndjej se nuk mund të vazhdoj tutje. Është ndjesi e njëjtë negative që e kam në gjykatë ndonjëherë. Mendoj se thjesht kjo jam unë. Askush nuk flet për momentet e dorëzimit – për presionin që e ndjen, këputjen e jashtëzakonshme çdo herë kur e dëgjon fëmijën duke qarë. Jam thyer dhe kam qarë disa herë”.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Labinot Tahiri me një mesazh emocionues për Pavarësi

Këngëtari Labinot Tahiri, tash edhe i pari i AKR-së në Ferizaj, ka...
Read More