Sërish në Vlorë, i vihet flaka një makine tek ‘Uji i ftohtë’, ishte në …

Një tjetër makinë është djegur në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës dhe ka qenë një telefonatë që ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se makina tip ‘Audi’ ishte në pronësi të një të riu nga Tirana, por i ishte lënë në ruajtje kunatit të tij në Vlorë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, ka marrë flakë një mjet.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Audi” është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump justifikon “sulmin imagjinar” në Suedi, ja përgjigjja

Presidenti i SHBA Donald Trump është përpjekur të justifikohet se përse gjatë...
Read More