Sërish sherr mes deputetëve Braçe-Shehaj, ndërhyn Garda

Deputeti demokrat Agron Shehaj dhe deputeti socialist Erjon Braçe janë përplasur sërish në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë që po mbahej paraditen e sotme

Një punonjës i Gardës ka ndërhyrë që të mos ketë përplasje fizike mes Braçes dhe Shehaj.

Më pas Agron Shehaj është larguar nga komisioni.

Gjithashtu dhe deputetët e opozitës janë larguar.

Burime në mbledhjen e Komisionit i thanë Politiko.al se shkak është bërë ndërprerja e deputetit të PD gjatë kohës që ai po i drejtonte pyetje ministres së Drejtësisë të thirrur në dëgjesë.

“Ç’janë këto pyetje?”, ka qenë ndërhyrja e Braçes.

Deputeti socialist i ka përmendur edhe pasurinë kolegut demokrat, një informacion që e ka marrë nga formularët e gjendjes financiare që deputetët plotësojnë kur marrin detyrën.

Mes dy deputetëve janë shkëmbyer edhe fyerjet ‘palaço’, ‘idiot’ dhe ‘i pafytyrë’.

Konflikti mes tyre ka nisur që gjatë fushatës elektorale, kur kandidati për deputet i PD u përball në studion e Top Story me Erion Braçen dhe ministrin Arben Ahmetaj.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Skandali i sigurimeve, 13 bashki në listën e zezë të tatimeve

Tatimet kërkojnë bllokimin e llogarive bankare të njësive vendore pasi nuk kanë...
Read More