Sezoni i gripit: Kujdes të moshuarit e fëmijët, vaksina ju mbron

fletpalosje punonjes

Vaksina ndaj gripit është tepër e sigurt. Vaksinat ndaj gripit janë të sigurta. Problemet serioze nga vaksina e gripit janë shumë të rralla. Efektet anësore më të zakonshme janë pak dhimbje dhe skuqje në vendin e injeksionit që kalojnë pas 1 ose 2 ditësh, temperaturë e lehtë dhe kruajtje

Sezoni i gripit ka nisur duke filluar nga muaji tetor e deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm jemi nën rrezikun e prekjes prej tij. Të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit janë kategoritë më të rrezikuara. Çdo vit, miliona njerëz sëmuren nga gripi, qindra-mijëra shtrohen në spital dhe mijëra të tjerë vdesin nga gripi. Kushdo mund të infektohet nga grupi dhe problemet serioze që lidhen me gripin mund të ndodhin në çdo moshë. Por disa persona kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda të lidhura me gripin, si p.sh ata që janë 65 vjeç e lart, njerëz të çdo moshe me sëmundje kronike (si: diabeti, astma, sëmundjet e zemrës, etj.), personat që janë mbipeshë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Eugena Erindi Tomini, Doktore Shkencash, specialiste e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, shpjegon se mënyra më e mirë dhe hapi më i rëndësishëm për ta parandaluar gripin është aplikimi çdo vit i vaksinës së gripit.

Kur duhet të kryhet vaksinimi?

Vaksinimi kundër gripit duhet të kryhet përpara, në fillim dhe gjatë sezonit të gripit. Për sa kohë që viruset janë në qarkullim vaksinimi duhet të bëhet përgjatë gjithë sezonit, madje edhe në janar e më vonë. Kundërtrupat mbrojtës zhvillohen zakonisht dy javë pas vaksinimit, prandaj për t’u mbrojtur kundër virusit të grupit është mirë që të vaksinoheni në kohën e duhur dhe për të qenë të mbrojtur në kohën e qarkullimit të virusit.

Pse duhet të vaksinoheni?

Gripi është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë. Gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik i cili shkakton gjendje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe vdekje, sidomos te grupet me risk të lartë. Çdo njeri mund të sëmurët shumë rëndë nga gripi. Ju mund ta merrni gripin nga kolegët apo pacientët tuaj, të cilët janë me grip. Nëse sëmureni me grip ju mund ta transmetoni atë te të tjerët edhe pse mund të mos ndiheni të sëmurë apo nuk keni shenja klinike. Duke u vaksinuar ndaj gripit ju mbroni vetveten, familjen, kolegët dhe pacientët tuaj.

Siguria

Vaksina ndaj gripit është tepër e sigurt. Vaksinat ndaj gripit janë të sigurta. Problemet serioze nga vaksina e gripit janë shumë të rralla. Efektet anësore më të zakonshme janë pak dhimbje dhe skuqje në vendin e injeksionit që kalojnë pas 1 ose 2 ditësh, temperaturë e lehtë dhe kruajtje. Vaksina nuk ju transmeton gripin. Kryerja e vaksinës ndaj gripit nuk shkakton sëmundjen e gripit, pasi vaksina nuk përmban virus të gjallë. Ajo është inaktive.

Ju duhet të vaksinoheni çdo vit, pasi çdo vit shfaqen shtime të reja të virusit të grupit. Edhe nëse jeni vaksinuar vitin e kaluar, imuniteti që keni është jo i mjaftueshëm dhe ju nuk do të jeni të mbrojtur ndaj viruseve të gripit që janë në qarkullim.

Veprimi

Vaksina e gripit sezonal mbron ndaj viruseve të cilët mendohet se do të qarkullojnë gjatë sezonit të gripit kryesisht nga tetori deri në maj. Kundërtrupat fillojnë të zhvillohen në trup dy javë pasi është kryer vaksina. Këta kundërtrupa mbrojnë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga viruset e gripit të cilat janë të ngjashme ose të njëjta me ato viruse me të cilat është prodhuar vaksina.

A mund të japë vaksina mbrojtje edhe nëse vaksina nuk ka një përputhje të mirë me viruset që janë në qarkullim?

Po, kundërtrupat e zhvilluar në përgjigje të vaksinës ndonjëherë mund të sigurojë mbrojtje kundër viruseve të ndryshme të gripit, por që lidhen me njëri-tjetrin pavarësisht se mbrojtja imunitare nuk është e lartë.

Më të rrezikuarit

Njerëzit me diabet, edhe nëse trajtohen mirë, kanë më shumë gjasa se sa personat e shëndetshëm, të kenë komplikacione nga gripi, siç është pneumonia, gjë që mund të çojë hospitalizim.

A kanë personat që vuajnë nga kanceri dhe të mbijetuarit prej tij më shumë gjasa të infektohen nga gripi se të tjerët?

Deri tani dihet vetëm se kanceret mund të rrisin rrezikun për ndërlikimet nga gripi. Personat që janë me kancer ose kanë pasur lloje të caktuara të kancerit në të kaluarën (si p.sh. limfomë ose leucemi), kanë rrezik të lartë për komplikacione të gripit, të cilat çojnë në hospitalizim apo edhe vdekje.

A duhet të vaksinohen nga gripi?

Po. Personat që vuajnë nga kanceri ose me një histori të mëparshme të kancerit duhet të vaksinohen ndaj gripit sezonal çdo vit. Njerëzit që jetojnë me ose kujdesen për pacientët me kancer dhe të mbijetuarit prej tij, gjithashtu duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Rekomandimet

Sëmundje të zemrës (p.sh. sëmundje kongjenitale e zemrës, insuficiencë kardiake, sëmundje e arteries koronare etj).

Sëmundje kronike të mushkërive (p.sh. sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe fibrozë cistike).

Sëmundje neurologjike dhe zhvillimit nervor, përfshi këtu sëmundje të lidhura me trurin, palcën kurrizore, nervat periferike dhe muskujt, si p.sh. paraliza, epilepsi, paaftësi intelektuale, vonesë të moderuar ose të rëndë zhvillimi, distrofi muskulore ose dëmtim i shtyllës kurrizore.

Zemra dhe ishemitë

Njerëzit me sëmundje të zemrës, ose ata që kanë pasur një goditje në tru, kanë një rrezik më të madh për të pësuar komplikacione të rënda mjekësore nga gripi, duke përfshirë përkeqësimin e sëmundjes së zemrës. gjatë sezonit të grupit 2016-2017 u vu re se personat e rritur të shtruar në spital vuanin kryesisht dhe zakonisht nga sëmundjet kronike të zemrës.

Mushkëritë

Njerëzit që vuajnë nga astma, sëmundja kronike obstruktive pulmonare ose sëmundje të tjera të mushkërive kanë një rrezik më të lartë për komplikacione të gripit dhe kur gjendja e tyre shëndetësore është e lehtë dhe shenjat e tyre kontrollohen. Personat me astmë dhe sëmundje kronike pulmonare ose sëmundje të mushkërive të tjera, kanë një rrezik më të lartë për komplikacione të gripit edhe kur gjendja e tyre shëndetësore është e lehtë dhe shenjat e tyre kontrollohen. Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet për personat me astme, ose sëmundje të tjera të mushkërive.

Shtatzënat

Po, vaksinimi kundër gripit është një element thelbësor i kujdesit prenatal sepse gratë shtatzëna janë më tepër të rrezikuara për të kaluar një sëmundje të rëndë dhe vdekje nga gripi. Vaksina e gripit mund të merret në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna këshillohen ta marrin sa më shpejt që të jetë e mundur kur të jetë e disponueshme dhe të këshillohen me gjinekologët e tyre ose ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor rreth imunizimit.

Gratë shtatzëna duhet të marrin vaksinën e inaktivuar të gripit, e cila injektohet në rrugë intramuskulare, në krah. Vaksina kundër gripit sezonal përmban pjesëza të viruseve të gripit që parashikohen të qarkullojnë gjatë sezonit të gripit. Këto grimca janë ato të cilat sistemi imunitar i trupit tuaj përdor për të prodhuar kundër trupat e nevojshëm për t’ju mbrojtur ju dhe fëmijën tuaj nga gripi. Kjo vaksinë është një mënyrë efektive dhe e sigurt për t’ju mbrojtur ju dhe fetusin tuaj nga sëmundjet e rënda dhe komplikacionet e gripit. Gratë shtatzëna dhe fetuset e tyre janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve serioze nga grupi. Vaksina e gripit e dhënë gjatë shtatzënisë ndihmon në mbrojtjen e foshnjave më të vogla se 6 muaj, të cilët janë shumë të vegjël për të marrë vaksinën e gripit dhe nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për të luftuar kundërtrupa ndaj gripit.

Gratë me fëmijë në gji

Megjithëse vaksinimi ndaj gripit është mënyra më efektive për të parandaluar gripin, nëse mendoni se keni shenja të gripit, të tilla si: temperaturë, ethe, dhimbje muskujsh, dhimbje fyti, duhet të kontaktoni me mjekun tuaj. Nëse keni shenja të rënda, siç është temperaturë më e lartë se 38 gradë celsius, shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje, marramendje kur jeni në këmbë, ose dhimbje në gjoks, kërkoni ndihmë mjekësore.

Rekomandohet për të sëmurët me:

Sëmundje të gjakut;

Sëmundje të sistemit endokrin;

Sëmundje të veshkave;

Sëmundje të mëlçisë;

Çrregullime metabolike;

Sëmundje që dobësojnë sistemin imunitar si pasojë e sëmundjes apo medikamenteve ( si p.sh HIV, kancer etj.);

Terapi afatgjatë të aspirinës dhe që janë më të vegjël se 19 vjeç.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rreziku i vërtetë vjen nga vetja jonë

Nga Fitim Zekthi, Revista Mapo Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar,...
Read More