Sezoni turistik/ Policë nga Maqedonia do të patrullojnë në bregdetin shqiptar

 

Për herë të parë këtë verë për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të pushojnë në bregdetin shqiptar, do të kujdesen edhe policë nga Maqedonia.

Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu me përfaqësues të Ministrisë shqiptare të Punëve të Brendshme.

“Në periudhën nga 1 korriku e deri më 30 gusht, pjesëtarë të Ministrisë tonë do t’u dalin në ndihmë për pyetje nga sfera e krimit dhe komunikacionit rrugor. Kjo mbështetje del nga Protokolli midis ministrive të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë për bashkëpunim gjatë sezonit turistik”,- shkroi Nuhiu në profilin e tij në Fecebook. 

Viteve të fundit numër gjithnjë e më i madh i shtetasve të Maqedonisë pushimin veror e kalojnë në plazhet e mrekullueshme të bregdetit shqiptar. Në mesatare numri tejkalon 400 mijë.

Përndryshe, gjatë sezonit turistik veror, tanimë disa vite patrullojnë patrulla të përbashkëta shqiptaro-kosovare, posaçërisht në autostradën Durrës-Kukës në vendkalimin kufitar Morinë, që kushtëzoi ulje të aksidenteve të trafikut, kundërvajtjeve, ndërsa thuajse janë eliminuar grabitjet rrugore.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Njeriu i Hitlerit u bë vrasës për Mosadin!

  Ky është tamam një triller i shërbimeve sekrete. Përpara 55 vitesh...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *