Sfida “Skënderbeu- Dinamo Zagreb” në Elbasan, policia ka një njoftim për sportdashësit

Ditën e nesërme “Skënderbeu” do të përballet me Dinamon e Zagrebit në sfidën e dytë dhe të fundit mes tyre, për një vend në grupe në Europa League.

Ndeshja zhvillohet në Elbasan Arena në orën 20:00 dhe për mbarëvajtjen e saj, policia e qytetit ka publikuar masat që do të ndërmerren për të siguruar rendin dhe qarkullimin rrugor.

350 punonjës policie do të angazhohen ditën e nesërme në Elbasan ndërsa këto do të jenë rrugët e bllokuara.

Policia ka gjithashtu dhe një njoftim për sportdashësit që do ta shohin ndeshjen në stadium.

Sa me sipër, në orën 16:00, të datës 24.08.2017, ju bëjmë me dije se:

-Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë.

-Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi I mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente.

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit

-Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”

-Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 24 Gusht 2017, duke filluar nga ora 16:00 lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tiranë, shpërthen në flakë transformatori i energjisë (Video)

Një shtyllë e energjisë elektrike në zonën e Liqenit të Thatë në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.