Sfilata kundër Victoria’s Secret: Mund të bëhemi të gjitha ëngjëj

Dy motra nga New Jersey kanë zhvilluar një sfilatë ‘Anti Victoria’s Secret’ të hënën ku mblodhën të gjitha vajzat që festojnë për format e tyre trupore.

Alyse dhe Lexi patën këtë ide pas një shfaqje të stilistes së famshme ku pjesa më e madhe e modeleve janë shumë të dobëta. Gjithnjë e kanë pëlqyer sfilatën e Victoria’s Secret por këtë herë vendosën që të krijojnë një të vecantë ku ka vajza të të gjitha përmasave.

“Donim të ishim vetë ëngjëj, por e dinim që kjo nuk ishte e mundur.”- tha Alyse.

Dyshja ambicioze krijoi një kast prej 21 femrash, të cilat ishin tepër të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me aftësi të kufizuara.

“Çdo vit ne shohim shfaqjen e Victoria’s Secret dhe fillojmë të krahasojmë veten me modelet aty. Dhe mendon që kurrë s’do të dukesh si ato, pavarësisht çdo përpjekjeje,”– tha Alyse në klipin e Youtube.

Shkruar Nga
More from Revista User

7 tipet e femrave që meshkujt nuk i pëlqejnë aspak

Lidhjen me këto tipa femrash, meshkujt nuk e mendojnë as në ëndërr…...
Read More