Shafrani i Indisë, i duhuri për qetësimin e dhimbjeve të migrenës?

 

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën. Kjo erëz, e cila ka qenë një përbërës kryesor në gatimet indiane dhe aziatike për mijëra vite me radhë, është bërë shumë popullore vitet e fundit në të gjithë botën.

Shafrani i Indisë njihet për disa nga përfitimet shëndetësore, si ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo për pastrimin e lëkurës.

Kjo erëz është përdorur gjithashtu edhe për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duke qenë se përbërësi i saj aktiv kurkimina përmban efekte antiinflamatore dhe antioksiduese të forta.

Shkencëtarët, mjekët dhe dietologët mendojnë se kjo erëz mund të shërbejë edhe si ilaç për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena.

Migrena, e karakterizuar nga dhimbje therëse dhe pulsuese, prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe është e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se akoma nuk është zbuluar se çfarë e shkakton realisht këtë sëmundje.

Ekspertja e dietologjisë, dr. Vanessa Rissetto, tregon për për Daily Mail se shafrani i Indisë dhe kurkumina kanë potencialin të parandalojnë këto dhimbje koke të tmerrshme.

“Bazuar tek vetitë antiinflamatore, mund të thuhet se shafrani i Indisë mund të parandalojë migrenën. Megjithatë, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore”, thotë ajo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dani Rodrik: Sa demokratike është euro

Kur presidenti i Italisë së fundmi vuri veton ndaj emërimit të euroskeptikut...
Read More